• youuinsttaaffccbb
TEST
Bota, Who Travel

INDI / Kuptimi i bojës së kuqe në mes të flokëve (Sindor ose Mang)

Gratë indiane aplikojnë këtë bojë të kuqe në mes të flokëve kur janë të martuara. Aplikimi i kësaj boje bëhet që gjërat të ecin mbarë. Të aplikosh bojën e kuqe tregon më shumë sesa “Jam e martuar”, është traditë dhe ndiqet për arsye të ndryshme. Në shoqërinë indiane gratë e martuara duhet ta vënë patjetër këtë bojë të kuqe sepse tregon që ato duan që burri i tyre të jetojë gjatë. Gratë e vendosin këtë bojë derisa burri i tyre është gjallë. Vejushat nuk e vendosin këtë bojë. Tradita për të vendosur bojë të kuqe është pjesë e mitologjisë indiane. Sipas shkrimeve të vjetra, e kuqja është ngjyra e fuqisë dhe përfaqëson energjinë e perëndeshave Sati dhe Parvati. Perëndesha Sati konsiderohet si gruaja ideale indiane sepse ajo dha jetën për nderin e burrit të saj. Indianët besojnë se perëndesha Parvati i dhuron jetë të gjatë të gjithë grave që vendosin bojën e kuqe. Kjo bojë e kuqe përgatitet duke përzier çaj të shafranit të Indisë dhe zhivë. Zhiva kontrollon edhe tensionin e gjakut. Koka jonë është një nga pesë vendet ku perëndia Lakshmi ‘jeton’ prandaj boja e kuqe vendoset në kokë për të treguar respekt ndaj perëndisë i cili sjell edhe mirëqënie në familje. Boja e kuqe vendoset vetëm në Indinë veriore. India jugore nuk e ka këtë traditë. Në Indi është zakon që burri duhet t’i vendosë gruas bojën e kuqe kur ka festa të rëndësishme. Në festivalin e ngjyrave kjo bojë e kuqe hidhet në ajër për të treguar nder dhe mbarësi. Në kohët e vjetra këtë bojë gratë e përgatisnin vetë në shtëpi kurse tani gjendet edhe nëpër dyqane në Indi. Kohët e fundit kjo bojë e kuqe gjendet edhe në shishe si të shkëlqyesve të buzëve dhe gratë e kanë më të lehtë për ta aplikuar me furçë.