Temperaturat e ulta kanë bërë që toka të mbulohet nga akulli e për pasojë duhet të tregohemi të kujdesshëm nga rrëshkitja. Gjë që i ka ndodhur sot Era Istrefit. Këngëtarja e hitit “Bonbon” ka qenë në Brezovicë ku nga pakujdesia ka rrëshkitur dhe ka thyer këmbën. Era postoi një foto në Instagram ku ndodhet në spital dhe me këmbën e fashuar. “Tregohuni të kujdesshëm, gjithë kjo borë dhe akull.” -shkruan ajo. Kujtojmë se Brezovica është vendi ku Era ka xhiruar edhe klipin e këngës “Bonbon” që i solli famën botërore./revistawho.com