• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

“Im atë nuk ka ndërruar jetë nga sëmundje e rëndë”, vajza e Xhevdet Ferit sqaron keqkuptimin që lindi nga rrjetet sociale

Një postim i vetëm i Bora Ferit, vajzës së aktorit të ndjerë, Xhevdet Feri ka shkaktuar shumë zhurmë në rrjetet sociale. Në të Bora tregonte se nuk i kuptonte njerëzit që nuk besojnë se ekziston virusi ‘Covid-19’. Ajo pohoi se vetë e kishte kaluar me simptoma të lehta, por kishte humbur babanë nga simptoma të njëjta me të.

Megjithatë me anë të një postimi tjetër në llogarinë e saj, vajza e aktorit të ndjerë, Xhevdet Feri, Bora Feri ka sqaruar se babai i saj nuk ka humbur jetën për arsyen e përfolur në rrjetet sociale.

Ajo ka pohuar se humbja e tij nuk lidhet me asnjë sëmundje të rëndë, të cilën e kishte mposhtur me sukses në vitin 2019.

Arsyeja klinike e ndarjes së tij nga jeta ishte një  insuficiencë e rëndë pulmonare, shkaku i së cilës nuk u zbulua.

Ndonëse me mjekët familja e Ferit është përpjekur të kuptojë nëse ka qenë ‘Covid-i’ shkaktari, ata nuk kanë pasur mundësi ta provojnë atë.

Aktori i njohur u nda nga jeta më 13 janar 2020 në moshën 59-vjeçare duke lënë pas një dhimbje të madhe te familja, miqtë, kolegët, por edhe në artin shqiptar./revistawho.com