• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Lajme

Ilir Shaqiri flet për personazhet e ‘DWS’: Kam respekt për karrierën e tyre, pres të njëjtën gjë nga ta

Dancing With The Stars Albania nisi pak javë më parë edicionin e 7-të, ku janë përzgjedhur si pjesmarrës fituesit e viteve të kaluara. Ilir Shaqiri edhe këtë vit është bërë pjesë e jurisë. Ai gjithmonë është konsideruar si një nga anëtarët më të rreptë dhe kritikat e tij shpesh kanë qenë të forta ose janë keqkuptuar nga personazhet. Në një intervistë për gazetën ‘Panorama’, Iliri ka folur për personazhet dhe për mënyrën e gjykimit ndaj tyre. “Unë kam shumë respekt për punën, talentin dhe karrierën e secilit prej tyre dhe pretendoj të njëjtën gjë prej tyre drejt meje. Në rastin konkret, ata janë nxënësit, unë drejtori, prandaj duhet të nxjerrin mësime nga kritikat dhe të kërcejnë sa më bukur kanë mundësi, pasi unë e kuptoj kur ata kanë përparime ose jo. Lëvdata dhe pikë të larta kot nga ana ime nuk do të kenë. Përkundrazi, vlerësoj shumë kush punon e bën show në bazë të punës dhe jo fjalëve”, -ka thënë Iliri./revistawho.com

Image result for ilir shaqiri dancing with the stars