• youuinsttaaffccbb
TEST
4, Breaking News, Lajme

Ilir Shaqiri flet hapur: Personazhi i preferuar nga fituesit e ‘Dancing with the stars’ është…

Kryetari i jurisë së ‘Dancing with the stars’ për 7 edicione, Ilir Shaqiri ka folur për eksperiencën në formatin që e bëri të njohur në Shqipëri. I ftuar në ‘Lart e poshtë’ nga Eraldo Rexho ai ka treguar se është gjendur shumë mirë në të gjitha edicionet e këtij formati, sidomos me anëtarët e tjerë të jurisë.

I pyetur lidhur me marrëdhëniet që ka pasur me konkurrentët dhe a ka ndikuar në raportin jashtë kamerave ai ka thënë: “Ka pasur shumë hatërmbetje nga gjykimet që kam bërë. Artisti shqiptar është egocentrik, kërkon shumë nga vetja. Disa preken më shumë sidomos nga termat që unë kam përdorur duke u munduar t’i afrohem fjalorit që të gjithë mund ta kuptojnë”. Pyetjes që nuk iu step aspak ishte ajo lidhur me personazhin që ka qenë i preferuari i tij ndër 6 fituesit e edicioneve të kaluara. Mes Oni Pustina, Enver Petrovci, Elvana Gjata, Lori Hoxha, Tuna dhe Dorina Mema ai ka zgjedhur Elvanën, fituese e edicionit të tretë.

Më tej Iliri tregon se ajo ka qenë një personazh skenik i fuqishëm, ka pasur interpretim dhe ka qenë e përpiktë./revistawho.com