Gazetarja e sportit Ilda Bejleri, ka qenë e ftuara e sotme në emisionin “Wake Up” në “Top Channel”, ku krahas pyetjeve për karrierën e saj në botën e sportit, foli disi edhe për jetën e sja private dhe për faktin që të gjithë mendojnë se ajo patjetër duket të jetë e lidhur me një futbollist.
Megjithatë, Ilda sqaroi njëherë e mirë se për të nuk është fare e rëndësishme nëse partneri i saj është apo jo futbollist.
“Kjo ide ekziston për gjithë femrat e ekranit, nuk jam e vetmja. Shumica e futbollistëve në botë janë të lidhur me velina apo femra të ekanit dhe prandaj të gjithë kanë bindjen se unë duhet të lidhem me një futbollist. Nuk jam e lidhur me një futbollist. Vazhdoj ta theksoj, po njerëzit s’heqin dorë. Nuk ka rëndësi fare fusha. Nuk duhet të jetë patjetër futbollist. Ka gjëra të tjera më të rëndësishme kur zgjedh njeriun e zemrës.”- u shpreh Bejleri.
Megjithatë, ajo nuk hezitoi t’i përgjigje pyetjes se cilin futbollist të kombëtares pëlqente më shumë, përsa i përket pamjes. “Eros Grezda është djalë shumë simpatik, ngjan me një model. Nga prurjet e reja do thoja Grezda.”- u shpreh Ilda.
Ndërsa nga djemtë që nuk luajnë me kombëtaren, ajo u përgjigj: “Jurgen Gjasula, që nuk është në Kombëtare, por luan në Gjermani. E çuditshme të shohësh një djalë aq të bukur nga Tirana, që është mes futbollistit dhe modelit.”/Anabel.al