Mbretëresha do të rikthehet më në fund në Londër pas muajsh izolim për shkak të Covid-19 dhe dëshira e saj është që të kthehet menjëherë në punë. 94-vjeçarja as nuk ka ndërmend të dalë në pension, sidomos pasi realizoi edhe vaksinën ndaj Covid-19, e cila sigurisht e ka bërë më të lehtë për të që të lëvizë dhe të rikthehet në ‘Buckingham Palace’.
Momenti kur mbretëresha do i kthehet jetës normale do të jetë ‘Trooping the Color’ që mendohet se do realizohet në 12 qershor dhe do të jetë festa e parë kombëtare pas pandemisë. Në këtë ditë festohet edhe ditëlindja e Princ Philip, i cili mbush plot 100 vjeç.
Një detaj tjetë i rëndësishëm për këtë festë është rikthimi i Meghan dhe Harry, pavarësisht se janë tërhequr nga çdo detyrë mbretërore dhe titujt, ata duhet të jenë të pranishëm pasi kjo festë është rast familjar që duhet respektuar./revistawho.com