Pjesë e votimeve elektorale këtë vit do të jenë pajisejet më të avancuara teknologjike, ku bën pjesë identifikimi elektronik, për te garantuar zgjedhje transparente e duke evituar çdo tentativë për shkelje ligjore.
Kjo pajisje regjistron të të dhënat e qytetarëve në mënyrë të inkriptuar dhe përmes databazës së saj, në përputhje me standardet më të larta të sigurisë, shfaq të dhënat e përgjitshme, fotot dhe qendrat përkatëse ku qytetarët do të ushtrojnë të drejtën e votës. Përmes regjistrimit së të dhënave, pajisja detekton dhe verifikon çdo tentativë për votim të dyfishtë.
Në rast se po pyesni veten se cfarë ndodh me të dhënat e qytetarëve pas përfundimit të procesit zgjedhor?
Të dhënat e votuesve shërbejnë vetëm gjatë procesit zgjedhor dhe do të mbesin në databazën e pajisjes vetëm gjatë kësaj periudhe relativisht të shkurtër. Pasi procesi i votimit të përfundojë, të dhënat personale të qytetarëve do të asgjësohen, në përputhje me politikat dhe standardet e sigurisë.
Në këtë mënyrë, zgjedhjet e këtij viti nuk do të lënë hapsira për përplasje apo incidente, pasi rezultati do të jetë më shpejt se asnjëherë tjetër i identifikueshëm./revistawho.com