• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Lajme

Identifikimi elektronik, ç’ndodh me të dhënat e qytetarëve?

Identifikimi elektronik është pajisja më e avancuar teknologjike, e cila do të jetë në qendrat e votimit, për të garantuar zgjedhje transparente dhe votim të sigurt, duke evituar çdo tentativë për shkelje ligjore. Ajo regjistron të dhënat e qytetarëve në mënyrë të inkriptuar dhe përmes databazës së saj, në përputhje me standardet më të larta të sigurisë, shfaq të dhënat e përgjitshme, fotot dhe qendrat përkatëse ku qytetarët do të ushtrojnë të drejtën e votës. Përmes regjistrimit së të dhënave, pajisja detekton dhe verifikon çdo tentativë për votim të dyfishtë. Por, ç’ndodh me të dhënat e qytetarëve pas përfundimit të procesit zgjedhor? Të dhënat e votuesve shërbejnë vetëm gjatë procesit zgjedhor dhe do të mbesin në databazën e pajisjes vetëm gjatë kësaj periudhe relativisht të shkurtër. Pasi procesi i votimit të përfundojë, të dhënat personale të qytetarëve do të asgjësohen, në përputhje me politikat dhe standardet e sigurisë. Përmes kësaj mënyre votimi, Shqipëria do të ketë zgjedhje të barabarta dhe të ndershme. / revistawho.com