• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme

“I zhdukur” prej kohësh, Arbenita rikthen Feron dhe tregon si po shkon marrëdhënia e tyre

Prej një kohe të gjatë reperi Fero po i mungon publikut. Ai ka vendosur të çaktivizojë llogaritë e tij në rrjete sociale dhe të përqëndrohet tek puna. Fero aktualisht po punon për disa këngë të reja dhe pritet të rikthehet fuqishëm. Ndërkohë nuk kanë munguar edhe thashethemet për lidhjen e tij me modelen Arbenita Ismajli. Së fundmi u përfol për një ndarje të çiftit, por të gjitha zërat sot janë hedhur poshtë.

Arbenita jo vetëm që e ka rikthyer Feron në Instagram, me postimin e saj të fundit, por edhe ka treguar se marrëdhënia e tyre vazhdon më mirë se kurrë. “Baby”-shkruan bukuroshja në postimin e fundit në InstaStory ku shfaqet me reperin.