• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

I tradhtoi të motrën, ja si reagoi Kim Kardashian kur takoi Tristan për herë të parë

Tradhtia e Tristan Thompson ndaj Khloe Kardashian ka qenë ndër ngjarjet më të mëdha të vitit. Një ditë para se Khloe të sillte në jetë vajzën e saj, në rrjetet sociale qarkulloi një video ku basketbollisti shfaqej krahas dy vajzave. Lajmi u përhap shumë shpejt dhe duket se ajo e cila u prek më shumë nga kjo ngjarje është Kim. Në episodin e ardhshëm të “Keeping up With the Kardashians” do të transmetohet momenti kur bukuroshja u përball për herë të parë me Tristan pas tradhtisë dhe mund të themi se është reagimi që do të bënte çdo motër. Ata u takuan në dhomën ku Khloe solli në jetë të bijën dhe Kim është munduar të ruajë qetësinë pavarësisht urrejtjes që kishte në shpirt.
“Jam shumë e lumtur që ja dolëm të ndihmonim Khloen të sillte në jetë vajzën. Falë Zotit atmosfera në dhomë ishte e qetë, unë mendova se do të ishte më e tensionuar. Doja shumë të shpërtheja por mendova se nuk ishte momenti i duhur dhe u mundova të tregohesha e sjellshme. Nuk është nevoja të përballem me Tristan, në fund të fundit jam aty për Khloe-n”,- shprehet Kim.
Kujtojmë se pas tradhtisë bashkëshortja e Kanye West e hoqi nga të gjitha rrjetet sociale kunatin e saj./revistawho.com