• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

I thonë se videot e saj me Ritën janë bërë virale, Roza ironizon sërish me përgjigjen e saj

Mbrëmjen e kaluar, Roza Lati ishte e ftuar në ‘Soiree’ së bashku me mamanë e saj krah personazheve të tjerë të njohur të ekranit shqiptar.

Shakatë e shkëmbyera midis saj dhe mamasë kanë bërë xhiron e rrjetit, pasi kanë shkaktuar shumë të qeshura tek ndjekësit e tyre. Pas këtij momenti ka ardhur dhe reagimi mjaft sportiv i Rozës.

“Po më thonë që janë bërë shumë meme dhe lajme me daljen tonë në emisionin e mbrëmshëm. Mi nisni në inbox këto meme e lajme t’i shoh e të qesh edhe une aman se dua të qesh pak. Do i ripostoj në ‘Instastory’”, ka shkruar Lati krah postimit më të fundit në rrjetet sociale.

Siç duket Roza vazhdon të argëtohet me videot që qarkullojnë në rrjet dhe nuk i ka aspak bezdi komentet e ndjekësve të cilët shpeshherë tregohen edhe të ashpër./revistawho.com