• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

I shikoni gjithmonë shumë energjike në skenë, por a dini çfarë konsumojnë këngëtaret e njohura para ose pas performancave?

Gjithmonë dhurojnë spektakël në performancat e tyre dhe prandaj me shumë siguri të gjithë keni pyetur veten nga e marrin gjithë këtë energji. Në fakt i gjithë çelësi qëndron tek ushqimet që këngëtarët e njohur konsumojnë para ose pas performancave të tyre.

Beyonce

Ajo kërkon gjithmonë krahë, kofshë dhe krahaharor pule. Gjithashtu mishin e shoqëron me shumë erëza, hudhër, kripë, piper.

Britney Spears

Më parë Britney konsumonte ushqime jo të shëndetshme si patatina, mish pule të skuqur apo ‘Red Bull’. Megjithatë ajo ka ndryshuar terësisht dietë dhe gjithmonë mundohet t’i shmangë të tilla ushqime.

Adele

Ajo kërkon gjithmonë sanduiç me mish pule, shumë fruta dhe kualitetin më të lartë të verës së kuqe.

Lady Gaga

Këngëtarja konsumon ‘hot dog’, ‘smoothie’ me manaferra të ngrira dhe biskota të kripura të shëndetshme

Taylor Swift

Taylor është e dashuruar pas sheqernave. Ajo këkrkon gjithmonë akullore, ëmbëlsirë me çokollatë, kos frutash të ngrirë dhe pije me shije karameli. /revistawho.com