• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

I nxehti i gushtit na rikthen në vëmendje këtë model flokësh

Vapa vapë dhe një e vetmja është zgjidhja se si t’ia bëni këto ditë të nxehta gushti me flokët e gjatë.

Nga Chiara Ferragni e deri tek personazhet e njohur të ekranit, Arbana Osmani, Bieta Sulo, Iva Tiço, Jonida Vokshi e Ori Nebijaj, të gjitha kanë zgjedhur t’i kapin flokët topuz mbi kokë ose poshtë saj.

Kombinuar në natyrë, plazh apo shtëpi, me një veshje të thjeshtë vere, fytyra e vajzave ka ndritur me këtë model i cili ka nxjerrë më në pah tiparet e tyre.

Siç e këshillojnë dhe parukieret mbledhja e flokut e mban atë më të shëndetshëm dhe në mos ai nuk rritet, nuk dëmtohet nga pjastra apo dielli.

Para se të bëheni gati për pasditen e sotme, hidhini një sy fotove më poshtë dhe vendosni se si do t’i kapni flokët: