• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme, Moti

I nxehti afrikan mbërrin në Shqipëri, ditën e sotme temperaturat arrijnë maksimumin

Në pjesën më të madhe të kontinentit të Europës, ditët e para të gushtit kanë mbizotëruar temperatura të larta. Përsa i përket vendit tonë, sipas ‘MeteoAlb’ ditët e nxehta do të vazhdojnë ende. Mëngjesi i ditës së sotme ka qenë i kthjellët dhe temperatura konstante, ndërsa gjatë mesditës do të ketë një rritje me rreth 3 gradë celsius. Maksimumi do të arrijë në 38 gradë celsius dhe era do të fryjë me shpejtësi deri 30 km/h me drejtim veriperëndimor. Kjo do të thotë se Shqipëria është prekur nga vala e të nxehtit afrikan, ndaj gjatë këtyre ditëve të gushtit duhet të shmangni ekspozimin në diell ora 11 e mëngjesit deri në orën 5 të pasdites. /revistawho.com