• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme, Moti

I nxehti afrikan ka mbërritur, ja si do të jetë moti për këtë fundjavë

Ndryshe nga dy fundjavat e kaluara ku moti ka qenë i shoqëruar me vranësira në disa qytete, kjo fundjavë do të vijë mjaft e nxehtë. “Meteoalb”, parashikon që dita e shtunë dhe e dielë t’i kalojë 30°C në të gjithë vendin.

Në zonat malore temperaturat maksimale variojnë nga 31°C në juglindje deri 35°C zonat verilindore në bregdet dhe zonat e ulëta temperaturat maksimale ngrihen në 35–36°C. Në zona specifike pritet që temperaturat maksimale të ngjiten lehtësisht mbi 38°C.

Më pas dita e hënë sjell rënie të ndjeshme të temperaturave, dhe kështu do të vazhdoje deri në mes të javës./revistawho.com