• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

I kritikuan videoklipin e ri, Genc Prelvukaj sqaroi gjithçka me 5 pika të thjeshta

Ditën e djeshme, Genc Prelvukaj publikoi projektin e tij të ri me titull ‘Dilema’. Një pjesë e fansave të tij e pritën shumë mirë këtë këngë, ndërsa pjesa tjetër e ka kritikuar këngëtarin për videoklipin e ‘ekzagjeruar’, duke qenë se protagonistja ekspozonte gjatë gjithë kohës format e saj trupore. Për këtë arsye, Genci ka vendosur të reagojë dhe të sqarojë njëherë e mirë situatën, duke përmbledhur gjithçka në 5 pika. Fillimisht këngëtari është shprehur se priste të kishte komente pozitive, por dhe kritika, pasi çdo person ka shijet e tij. Një pjesë kërkonte që Genci të sillte videoklipe provokuese, ndërsa pjesa tjetër e kritikonte për diçka të tillë. Videoklipi përshtatej në mënyrë perfekte me rregullat e ‘Youtube’, gjë që kuptohet lehtë duke qenë se video-ja nuk është bllokuar. Sipas tij, e rëndësishme është muzika dhe jo videoklipi, kështu që ka falenderuar publikisht të gjithë përkrahësit e tij ndër vite. Nuk ka vonuar shumë dhe postimi është ‘pushtuar’ nga komentet e ndryshme të ndjekësve të tij./revistawho.com

View this post on Instagram

Shume mesazhe ne inbox per videospotin. Dikujt i pelqen shume e dikujt jo. Per shkak te respektit po e shkruaj kete sqarim per ata qe kane dyshime ose kritike. E para : Nuk ekziston asnje pune ne muzike qe permbledh krejt njerezit. Cdohere, secili material i ka perkrahesit e vet e kritikuesit poashtu. E dyta : Eshte pune shijesh. Kur publikova klipet A tmerr malli, 365 pa ty etj kishte njerez qe me kritikonin me fjalet " pse maleve" dhe kerkonin dicka me provokative. Tani kur e servoj provokativen pjesa tjeter kritikon. E treta : Youtube nuk lejon skena te ekagjeruara. Nje pjese e bllokon komplet ndersa pjesen tjeter nuk e monetizon. Ne rastin e Dilemes Youtube e ka lejuar dhe monetizuar keshtu qe eshte cilesuar si video brenda normave etike. E katerta : Nese videoklipi nuk ju ka pelqyer degjojeni kengen sepse ne fund te fundit kenget mbahen ne mend dhe jo klipet. E pesta : Faleminderit juve qe perkunder shijeve te ndryshme vleresoni punen time nder vite P.S. Ju qe nuk e keni degjuar kengen e keni ne link ne bio ose direkt ne Youtube. Shpejt edhe ne platformat tjera. Love you all

A post shared by Genc Prelvukaj (@gencprelvukaj) on