Anxhela Peristeri ka folur për herë të parë për diskutimet që u hapën pas fitores së saj në festivalin e fundvitit. “U ndjeva shumë mirë, ishalla reagojnë për çdo çmim që marr. Reaguan edhe për dy çmimet e tjera. Për çmimin e parë më kanë thënë që ka reaguar një kolege nëse mund të jetë kolege. Për çdo çmim ka reagim, nuk kam çfarë të them tjetër”, u shpreh këngëtarja për ‘Jonida’s Room’.
Anxhela u shpall fituese ‘Festivalit të 59-të të RTSH-së’, me këngën ‘Karma’ dhe rrjedhimisht do na përfaqësojë këtë vit në ‘Eurovizion’. Si çdo vit edhe këtë herë, fitorja u shoqërua më shumë debate dhe kundërshtime nga kolegë dhe pjesëmarrës të tjerë. U fol shumë për një fitore të paracaktuar të këngëtares, ndërkohë që personat të cilët shprehën hapur pakënaqësitë ishin: Enxhi Nasufi dhe Rosela Gjylbegu./revistawho.com