• youuinsttaaffccbb
TEST
4, Breaking News, Instant Articles, Lajme, Vetëm në WHO

I kemi dëgjuar pafund… Këngët e shkruara nga Aida Baraku që treguan histori reale

Kush është ai që nuk e ka dëgjuar të paktën një herë një këngë, me një histori brenda dhe nuk ka menduar që është shkruar nga tekstshkruesja më e njohur nga Kosova, Aida Baraku? E sigurt që të gjithë e kemi çuar qoftë edhe një herë nëpërmend. Në historinë e muzikës shqiptare, Aida është unike. Nuk ka asnjë tjetër, që një roman mund ta kthejë në një këngë në vetëm 3 minuta. Më poshtë RevistaWho.Com ju sjell në vëmendje disa nga historitë që u kthyen në këngë.

Dyshemeja –Tuna

E kush nuk vuan kur shikon Tunën të shtrirë në dysheme? “Dhe kam vdekur që kur ti më le”, thotë Tuna. Një ndër performancat më të bukura dhe të arrira në karrierën e kësaj këngëtareje. Gjatë këtyre viteve, të gjithë kanë dyshuar nëse është një histori reale e Tunës apo e ka krijuar Aida në mënyrë ideale? Ky mbetet një nga ata sekrete që mbase nuk ka për t’u zbuluar kurrë…

Dorëheqja-Çiljeta

Në qoftë se ka një këngë që në muzikën shqiptare do të duhet miliona vite të krijohet është “Dorëheqja” nga Çiljeta. Nuk e dimë nëse Aida ka menduar ta kthejë në roman, por ne nuk e harrojmë kurrë performancën e Çilit në ‘Top Fest’. Engjëll, fustan i bardhë dhe krahët e zi, gjithçka e arritur deri në detaje, shpirti në atë vit na u bë ‘copë’…

Fluturimi 3470 – Soni Malaj dhe Flori

Ata të dy ishin çifti më i bukur i showbiz-it në vitin 2007 dhe jo vetëm. Soni dhe Flori me “Fluturimin 3470” nuk morën pjesë thjesht në “Kënga Magjike”, por bënë publike lidhjen e tyre. Të gjithë i adhuruan, madje kënga e tyre u këndua dhe në gjuhën bulgare. Aida bëri që me këtë tekst, çifti të kujtohet përgjithmonë edhe sot që kanë marr drejtime të ndryshme në jetë.

Nisu arratisu- Orinda Huta
Sytë blu të Orindës dhe lotët që shkakton kjo këngë, bënë që Aida Baraku të ketë goditur në shenjë. Së fundmi, këngëtarja ka konfirmuar që do të rikthehet sërish me një këngë, nga kjo tekstshkruese. Po presim të qajmë… (Kënga nuk gjendet në ‘Youtube’).

Ku jeton dashuria ime?-Elvana Gjata

Kënga “Ku jeton dashuria ime?” e solli Elvana Gjatën në versionin Jeniffer Lopez. Ç’të shikoje më parë, bukurinë e saj, performancën e ndjerë apo të dëgjoje tekstin e paarritshëm nga askush më herët… Kjo dilemë na shoqëroi në “Këngën Magjike”, madje edhe sot kur e klikojmë në ‘Yotube’.

Amerika -Loreta Kaçka

Fabula e këngës “Amerika” na ka bërë të dashurohemi marrëzisht pas këngëtares Lori, pa e ditur që tekstin e ka shkruar me aq mjeshtëri Aida. Edhe sot pas 10 viteve, kjo këngë vazhdon të dëgjohet. Amerika mbetet gjithmonë një botë larg dhe teksti e thotë bukur, qartë dhe saktë.

Nxënësja më e mirë-Anjeza Shahini

Nuk e dimë nëse Anjeza ka qenë ndonjëherë nxënësja më e mirë, por me këtë këngë e ka marrë notën 10. Ndërkohë ylli ka shkuar për atë, Aidën dhe fantazinë “e shfrenuar” që arrin të krijojë një këngë për shkollën e jetës.

Kur dashuria vdes –Armend Rexhepagiq

Kjo këngë nuk ka nevojë për komente, pasi foli kur rrëmbeu çmimin e parë në “Kënga Magjike”. E si mund të dali një tekst jo i bukur kur shkruan për dashurinë e jetës?! Aida e ka thurur për Armendin.