• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

I jepnin ilaçe me forcë dhe e survejonin gjatë momenteve intime. Detaje shokuese nga kujdestaria e Britney Spears

Detaje të reja tronditëse janë zbuluar së fundmi rreth kujdestarisë së këngëtares së famshme, Britney Spears. Publikimi i dokumentarit të fundit nga Netflix,  Toxic: Britney Spears’ Battle For Freedom,  hedh akoma më shumë dritë mbi jetën si në burg të këngëtares. Madje shumë media të huaja shkruajnë se Britney kishte më pak të drejta se një i burgosur. Asaj i ishte thënë se nuk mund të martohej, se nuk kishte lekë të blinte çfarë dëshironte.

Përtej imagjinatës çdo veprim i Spears monitorohej nga i ati i saj dhe kompania e sigurisë të cilën ai e kishte punësuar për të “mbrojtur” të bijën.

Britney është detyruar të marrë ilaçe me forcë, ndërsa kontrolli ka kaluar çdo kufi, duke regjistruar edhe çfarë ndodhte në dhomën e saj të gjumit në momente intime me të dashurin.

I dashuri i këngëtares ka reaguar së fundmi pas shfaqjes së dokumentarëve, duke thënë se “dokumentarët e mëparshëm i kanë dhënë një ndjesi të keqe”, duke shpresuar se ky i fundit të tregojë paktën do të ketë respektin e duhur ndaj këngëtares./revistawho.com