• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

I ftuar në emisionin shqiptar, “Memo” përpiqet të flasë shqip dhe na kënaqi zemrat

Aktori turk Aras Bulut Iynemli është kthyer tashmë në të preferuarin e publikut me rolin e tij në serialin “Mrekullia në qelinë nr.7”. Ky film ka bërë të përlotet i madh dhe i vogël teksa suksesi ka qenë i padiskutueshëm në shumë vende të botës. Aras, i njohur edhe si “Jamaç” nga “Çukur”, ishte i ftuar së fundmi në emisionin shqiptar “Qejfi më i madh se Stambolli”, që transmetohet në Klan Kosova. Gjatë intervistës me moderatoren Linda Imami, aktori rrëfeu si e nisi aktrimin, si e kalon ditën dhe për suksesin e filmit “Mrekullia në qelinë nr.7”. Në një moment, Aras tentoi të fliste shqip kur moderatorja i tregoi se seriali “Koha kalon” ende transmetohet në Shqipëri. Aktori u përpoq ta thonte titullin në shqip, por me pak vështirësi. Në fund të intervistës, Aras u shpreh se shpreson që një ditë ta vizitojë Shqipërinë./revistawho.com