• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

I festoi ditëlindjen vajzës në gjendje të jashtëzakonshme, nënë e bijë surprizohen nga Xhemi Shehu dhe Ermal Mamaqi

Historia që mbylli puntatën e natës së kaluar të programit “Dua të të bëj të lumtur” ishte ajo e Kaltrës, vajzës 13-vjeçare. Në studio kishte ardhur mamaja e saj, Arta e cila dëshironte qëta surprizonte atë duke i festuar ditëlindjen. Arta ia festonte çdo vit ditëlindjen Kaltrës, por këtë herë përshkak të gjendjes së fatkeqësisë natyrore në të cilin ndodhet vendi, nuk kishte mundur.

Për këtë arsye mamaja kishte zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” për t’i dhuruar një ditëlindje e cila do t’i mbetej gjatë në kujtesë.. Arta rrëfeu se bashkëshorti i saj kishte ndërruar jetë vite më parë dhe se për të kishte qenë e vështirë që të kujdesej e vetme për dy fëmijët.“Ti dhe vëllai yt jeni gjithë bota për mua. Unë do të jem pranë jush gjithmonë, çdo herë që të keni nevojë për mua. I kemi kaluar të gjitha vështirësitë dhe do i kalojmë duke i përballuar sëbashku.”

Programi “Dua të të bëj të lumtur” për t’ia festuar ndryshe ditëlindjen Kaltrës nga herët e tjera kishte menduar disa surpriza për të. Në ekran u shfaq në fillim një video-mesazh nga shoqet e saj më të ngushta të cilat i uronin ditëlindjen vajzës së vogël. Surpriza më e madhe ishte kur në një lidhje direkte u shfaqën dy idhujt e Kaltrës, moderatorët Xhemi Shehu dhe Ermal Mamaqi.

Xhemi Shehu dhe Ermal Ma maqi u shprehën se dëshironin shumë të ishin në studio për të festuar ditëlindjen e Kaltrës, por përshkak të rregullave të ruajtjes së distancës nuk kishin mundur. Xhemi u shpreh se Kaltra dhe ajo kishin diçka të përbashkët sepse të dyja e kishin festuar ditëlindjen në kohë “lufte”. Ndërsa Ermal Mamaqi iu drejtua me këto fjalë: “Dhuratën më të madhe që mund të të jap është këshilla që ti të shohësh veten tënde 10 vite më vonë dhe të plotësosh çfarë dëshiron ti brenda këtyre viteve”.