Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez mund të mos jenë në periudhën e tyre më të mirë, pas thashethemeve për tradhti apo për faktin se dasma e tyre është anuluar tre herë, por këto nuk e kanë penguar aspak Alexin ta lumturojë Jenniferin ditën e sotme.
Alex e ka surprizuar këngëtaren me një buqetë të madhe me trëndafila të kuq dhe tollumbace me mbishkrimin “Të dua”.
“Shkurti është muaji ynë special, muaji i përvjetorit tone. Ne u takuam për herë të parë në 1 Shkurt. Hera e parë që dolëm bashkë ishte 2 ditë më vonë dhe që atëherë nuk ka pasur një ditë që ne nuk kemi qenë bashkë dhe nuk kemi folur. Ti më bën të qesh, e dua shumë sensin tënd të humorit dhe si ti e bën më të lumtur çdo vend ku hyn. Të dua ty dhe gjithçka që ti bën për mua dhe me mua. Ti je Valentini im”-shkruan J.Lo.
View this post on Instagram