Ajo quhet Christina Carter, 28 vjeç nga Dallas, një vajzë e cila vuante nga obeziteti. Historia e rënies së saj nga pasha dallon nga historitë e tjera që ne kemi dëgjuar. Christine, ishte në një marrëdhënie dashurie me një djalë, ku sipas saj ky i fundit e stimulonte atë të konsumonte sa më shumë ushqim. Ajo specifikon se arsyeja ishte shumë e thjeshte, ai ishte xheloz. Christine deklaron se ish i dashuri i saj mendonte se një femër mbipeshë nuk do të tërheqë kurrë vemendjen e meshkujve të tjerë, kështu që në rastin konkret une, nuk do kisha kurrë arsye për të tradhëtuar.
Christine peshonte 150 kg. “Fillova të kem problem shëndetësore, për shkak të peshës”-deklaron ajo.
Situata u kthye shqetësuese, gjë e cila e detyroi Christine të kthente në fokus rënies nga pesha. Në 16 muajt e parë ajo arriti të humbasë 30 kg.
“Kuptova se dy ishin arsyet që ndikuan në mbipeshën time: cigarja dhe marrëdhënia ime e dashurisë. Kështu që, hoqa dorë nga të dyja. Nikotina e cigares, më jepte ndjesinë e urisë. Menjëherë sapo kisha konsumuar një cigare kërkoja më pas të haja ushqim” – është shprehur Catherine për Dailymail.
“Nëse I referohem marrëdhënies sime ajo më sillte vetëm pakënaqësi”- vazhdon ajo.
Pas disa ndërhyrjeve kirurgjikale në stomak, dietave dhe palestrës sot Christine ka sjellë në normalitet peshën e saj trupore.
Historinë e saj Christine e ka ndarë në rrjetin e saj social “Instagram”, ku numëron 26.000 ndjekës.