Kylie Minogue është një nga yjet më të famshëm të muzikës pop në botë, e cila pak ditë më parë konfimoi se po shoqërohet me aktorin 27-vjeçar, Joshua Sasse.
Por i dashuri, ka deklaruar se ai nuk e dinte se kush ishte Kylie Minogue dhe për herë të parë janë takuar në xhirmet e shfaqjes televizive “Galavant”.
Në një intervistë, Joshua është shprehur: “Unë në të vërtëtë nuk jam një fans i kësaj muzike, kështu që sinqerisht, nuk e njihja se kush ishte ajo”.
47-vjeçarja e cila momentalisht po shijon suksesin e publikimit të albumit të saj të ri “Christmas” ka konfirmuar se ka nisur të shoqërohet me Joshua në fillim të këtij muaji.