• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

I ati ka probleme shëndetësore, Rudina Dembacaj bën postimin prekës: Faleminderit…

Moderatorja e njohur, Rudina Dembacaj, i ka prekur të gjithë me postimet e fundit në ‘Instastory’. Ajo ka treguar se babai i saj është shtruar në spital për shkak të problemeve shëndetësore. Rudina ka zgjedhur të falenderojë me disa fjalë zemre bluzat e bardha që po kujdesen shumë për babain e saj. “Në përgjithësi nuk i tregojmë momentet e vështira në rrjete sociale. Jo për t’i fshehur, por për të mos transmetuar trishtim te ata që na ndjekin. Por…Ja vlen ta bësh publike kur ke falenderime të sinqerta për të thënë”, shkruan Rudina dhe menjëherë ka falenderuar mjekët e QSUT-s. Dembacaj  po kalon momente të vështira, por me ndihmën e mjekëve dhe të Zotit, me siguri gjithçka do kalojë.