• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Hygerta Sako publikon foton e rrallë me të ëmën: Dashuria e nënës është përgjithmonë

Hygerta Sako vazhdon ende sot e kësaj dite të ruajë bukurinë e saj njësoj si në vitin kur u shpall ‘Miss Shqipëria’. Në fakt bukurinë e saj duket se e ka trashëguar prej personit më të afërt, të cilën ka vendosur ta prezantojë ditën e sotme. Si asnjëherë më parë moderatorja ka publikuar në rrjete sociale një foto me nënën e saj, që është një zonjë mjaft simpatike me një buzëqeshje të ëmbël. “Me Rina balerinën. Dashuria e nënës është përgjithmonë”, ka shkruar Hygerta në foto.

Nënë e bijë kanë shijuar një kafe bashkë dhe mesa duket të dyja kanë një lidhje shumë speciale me njëra-tjetrën. Hygerta Sako tregohet gjithmonë shumë e rezervuar për jetën e saj dhe rrallë ndodh që ajo të publikojë imazhe apo të flasë për njerëzit e saj më të afërt. /revistawho.com