• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Humbi peshë në mënyrë drastike, trajneri i Adele zbulon arsyen që solli këtë ndryshim

Humbja në peshë në mënyrë drastike e këngëtares së njohur Adele i befasoi të gjithë ndjekësit e saj.

Transformimi i menjëhershëm i yllit ndërkombëtar i befasoi të gjithë, ndërsa ajo nuk zbuloi asnjë detaj rreth këtij ndryshimi.

Së fundmi, trajneri i Adele është shprehur se ndarja nga bashkëshorti i saj, Simon Konecki, ka ndikuar shumë në trupin e saj.

Sipas tij, kjo fazë në jetën e Adele ka ndikuar mjaftueshëm dhe se ajo ka dashur të nxjerrë më të mirën, duke u përqënduar vetëm tek vetja.

Kujtojmë se këngëtarja u fotografua në plazh pranë këngëtarit, Harry Styles, me të cilin u dyshua se do të sillte një projekt të ri muzikor pas humbjes në peshë dhe ndryshimit të ‘look-ut’ të saj./revistawho.com