• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Horoskopi

Parashikimi për javën 20 deri në 27 gusht dhe Hëna e plotë në shenjën e Peshqve në 26 gusht

Kalimi i Diellit në shenjën e Virgjëreshës në 23 gusht na kujton se pushimet po përfundojnë dhe erdhi koha t’i futemi punës. Madje periudha është shumë e përshtatshme për këtë pasi favorizon realizimin e planeve dhe zbatimin e objektivave duke na dhënë mundësinë për të bërë në të njëjtën kohë ndryshimet e duhura dhe të dëshiruara. Hëna e plotë në shenjën e Virgjëreshës në 26 të muajit nxjerr në sipërfaqe kryesisht çështje sentimentale dhe sjellje ekstreme lidhur me jetën tonë sentimentale, por duke vënë kufij dhe duke përdorur logjikën do të arrijmë të ruajmë ekuilibrin në marrëdhëniet tona. Kjo Hënë e plotë ka elemente mjaft pozitive dhe favorizon kryesisht përfaqësuesit e Virgjëreshës, Demit dhe Bricjapit të lindur në 2-3 ditët e para të shenjave që përmenda më lartë. Përfaqësuesit e Virgjëreshës që kanë ditëlindje rreth asaj date (d.m.th. 24-27 gusht) do t’ju jepet mundësia jo vetëm të stabilizojnë arritjet e tyre por dhe të bëjnë ndryshimet e duhura për një zhvillim të mëtejshëm. Në 28 gusht Marsi do të ketë mbaruar kursin e tij retrogradë do të fillojmë me dinamizëm veprimtarinë, mjaft të kemi vendosur synime dhe qëllime të qarta.

DASHI

Pas pushimeve, angazhimet e punës do të rriten duke shkaktuar tensione dhe konfrontime me bashkëpunëtorët tuaj. Kontrolloni sjelljen tuaj si dhe tendencën për të imponuar dhe shmangni veprimet impulsive. Disa nga ju do të marrin përsipër më shumë përgjegjësi, por me punë dhe durim do të arrini realizimin e qëllimeve dhe rritjen e të ardhurave. Në 28 gusht Marsi, guvernatori juaj, mbaron kursin e tij retrogradë dhe do t’ju jap mundësinë për të ndërmarrë fuqimisht veprime. Mjafton që ju gjatë kësaj kohe të vendosni objektiva të qarta.

Këshillë: Me durim dhe shumë punë pengesat tejkalohen.

DEMI

Me kalimin e Diellit në shenjën e Virgjëreshës në 23 gusht jeta juaj sentimentale bëhet mjaft interesante duke ju dhënë mundësinë për njohje dhe lidhje të rëndësishme dhe serioze. Gjatë kësaj periudhe do të shpalosni talentet dhe do të nxirrni më mirë në pah personalitetin tuaj duke përfunduar një projekt apo një vepër dhe duke filluar një plan të ri biznesi. Kjo vlen kryesisht për ju të lindurit në dhjetëditëshin e parë të shenjës. Ndërsa periudha premton ripërtëritje në të gjitha fushat, nuk do të mungojnë tendencat dhe lojërat e dominimit si dhe problemet në marrëdhëniet dhe bashkëpunimet, të cilat me mençuri dhe logjikë do t’i kapërceni shpejt.

Këshillë: Nxirrni në pah talentet tuaja.

BINJAKËT

Pas 23 gushtit do të përqëndroheni në çështjet që lidhen me familjen dhe shtëpinë tuaj. Disa prej jush do të nxirrni fitime të qëndrueshme nga shfrytëzimi i një prone, ndërsa të tjerë do të rifreskojnë mjedisin e shtëpisë ose do të shkoni në një shtëpi të gustos suaj. Në fushën profesionale, në sajë të komunikimit të mirë me bashkëpunëtorët dhe të planeve me strategji dhe perspektivë që ju keni vënë jo vetëm do të kapërceni problemet që do të shfaqen por do të keni dhe suksese.

Këshillë: Lini mënjanë pasigurinë.

GAFORRJA

Gjatë kësaj periudhe jeta juaj e përditshme është mjaft e ngarkuar, me aktivitete dhe veprimtari që lidhen me krijimin e marrëveshjeve me miq dhe bashkëpunëtorë dhe kanë si synim arritjen e qëllimeve dhe objektivave në fushën profesionale dhe rritjen e të ardhurave, kryesisht për ju të lindurit në dhjetëditëshin e parë të shenjës. Disa prej jush do të bëjnë një udhëtim duke kombinuar punën me kohën e lirë dhe kënaqësinë. Probleme në ambientin familjar mund të hasni ju të lindurit në dhjetëditëshin e dytë të shenjës, ndërsa ju të lindurit në ditët e fundit të shenjës do të jeni shumë dinamikë në çështjet e biznesit apo në jetën tuaj profesionale, pasi Marsi mbaron tashmë kursin e tij retrogradë nga 28 gushti.

Këshillë: Zgjeroni horizontet tuaja.

LUANI

Pasi kaluat një periudhë, ku preokupimi juaj ishte jeta erotike dhe aventurat sentimentale, erdhi momenti të përqëndroheni tek financat tuaja. Kjo periudhë ofron shanse dhe mundësi të mëdha për rritjen e të ardhurave nëpërmjet në pune të dytë, një aktiviteti të ri apo një marrëveshjeje të re. Kushtojini vëmendje të veçantë sjelljes suaj, duke u kujdesur për atë që do të thoni, pasi mund të shkaktoni tensione në ambientin e punës apo në vende të tjera.

Këshillë: Përfitoni nga shanset dhe mundësitë ekonomike që do të paraqiten.

VIRGJËRESHA

Kjo është një periudhë e mrekullueshme për çështjet tuaja personale dhe profesionale. Pas datës 23 gusht do të jeni protagonistët e muajit, do të shkëlqeni duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve dhe duke fituar besimin e tyre. Në fushën profesionale, ju do të vazhdoni me plane dhe ndryshime të reja, duke u përpjekur jo vetëm për të stabilizuar pozitën tuaj, por sidomos për përparimin dhe zhvillimin tuaj. Disa prej jush do të merrni përsipër detyra dhe përgjegjësi të reja të cilat do të jeni në gjendje të arrini me sukses. Po aq e favorshme është dhe jeta juaj sentimentale duke ju dhënë mundësinë për njohje të reja dhe formalizimin e marrëdhënieve tashmë ekzistuese.

Këshillë: Shanse dhe mundësi të mëdha për të lindurit në dhjetëditëshin e parë të shenjës dhe kryesisht rreth datës 26 gusht.

PESHORJA

Pas një jete shoqërore shumë intensive, është momenti të përqëndroheni në botën tuaj të brendshme dhe të hidhni dritë në pikat më të errëta të vetes tuaj. Në të njëjtën kohë kjo periudhë është mjaft kërkuese në fushën profesionale apo në çështjet lidhur me biznesin, prandaj përpiquni të jeni korrekt në të gjitha drejtimet me qëllim që të mos ushqeni prapaskenat. Megjithatë fati do t’ju ndihmojë të keni sukses, madje duke rritur fitimet tuaja. Problemet në ambientin familjar nuk do të mungojnë, por këtë herë do të keni dhe ndihmë, disa nga ju do të arrini të zgjidhni çështje apo probleme që kanë të bëjnë me pronën.

Këshillë: Mos lëni pas dore bashkëshortin/ten apo marrëdhënien tuaj.

AKREPI

Gjatë kësaj periudhe jeta juaj shoqërore do të jetë shumë intensive duke ju dhënë mundësi të mëdha dhe duke krijuar kushte të përshtatshme për njohje, marrëdhënie dhe marrëveshje me perspektivë, të cilat do të ndikojnë pozitivisht në jetën tuaj. Vendosni qëllime të larta pasi periudha është mjaft krijuese dhe ka gjithë specifikimet për zhvillimin e biznesit apo të karrierës dhe premton rritjen e të ardhurave. Në jetën tuaj sentimentale një histori dashurie ju premton Hëna e plotë, nga shenja miqësore për ju të Peshqve, ndërsa ju përfaqësuesit e shenjës që jeni në një lidhje apo marrëdhënie do të merrni vendime të rëndësishme lidhur me atë.

Këshillë: Përgjigjuni ftesave dhe sfidave të periudhës.

SHIGJETARI

Jeni duke kaluar një periudhë të vështirë në fushën profesionale me plot sfida, të cilën me punë, durim dhe këmbëngulje do t’ja dilni mbanë me sukses dhe për disa nga ju do të ketë dhe një shpërblim në mënyrë bonusi apo rritje në përgjegjësi. Sidoqoftë, do të keni një mundësi unike për të rritur në mënyrë të konsiderueshme të ardhurat tuaja, ndoshta edhe mbi një bazë të qëndrueshme. Ndërkohë do të ishte mirë të mos bëni shpenzime të tepërta pavarësisht nga rritja e të ardhurave. Në fushën sentimentale Hëna e plotë në 26 gusht është e mjaftueshme për t’ju sjell një histori apo më mirë një peripeci erotike.

Këshillë: Mos investoni.

BRICJAPI

Kjo periudhë është një bazë shumë pozitive për të ardhmen, veçanërisht për ju të lindurit në 3-4 ditët e para të shenjës. Perspektiva të reja hapen në fushën personale dhe në atë profesionale. Në fushën profesionale do të keni mundësinë të promovoni planet tuaja me lehtësi, madje disa prej jush mund të bëni një hapje jashtë vendit, e cila do të sjell përfitime ekonomike, ndërsa në fushën sentimentale një person i rëndësishëm do të ndryshoj jetën tuaj duke ju sjellë dashuri, gëzim dhe fat.

Këshillë: Mos impononi pikëpamjet tuaja në ambientin profesional sepse mund të rrezikohen marrëdhëniet tuaja.

UJORI

Përqëndrohuni kryesisht në fushën financiare dhe në detyrimet ndaj të tjerëve si bankat, tatimet apo detyrimet ndaj bashkëpunëtorëve. Megjithatë do të keni mundësi unike për të rregulluar çështjet në lidhje me jetën tuaj familjare dhe të pronës. Disa nga ju do të nxirrni fitime duke shfrytëzuar pasurinë tuaj të patundshme, ndërsa disa të tjerë do të shkoni të jetoni në një shtëpi të dëshirës tuaj. Në fushën sentimentale një lidhje e fshehtë do të jetë burimi i fuqisë suaj.

Këshillë: Kujdes në menaxhimin e financave tuaja.

PESHQIT

Dashuria do të jetë protagoniste dhe do të ketë vendin e parë në Hënën e plotë në 26 gusht. Për ju përfaqësuesit e shenjës, që nuk jeni në një lidhje, do të keni shanse të bëni një njohje e cila nga mënyra se si do t’i trajtoni gjërat, do të ketë zhvillim pozitiv apo jo, koha do ta tregoj. Për ju të tjerët është momenti i përshtatshëm të bëni një udhëtim me të dashurin apo të dashurin tuaj dhe të ringjallni dashurinë tuaj. Në fushën profesionale një marrëveshje apo një person nga rrjeti juaj social do t’ju ndihmoj në promovimin e projektit tuaj.

Këshillë: Shikoni situatat në dimensionin e tyre të vërtetë. /revistawho.com

CLOSE
CLOSE