• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Horoskopi

Parashikimi i yjeve për javën 8 deri në 14 korrik

Java është e pasur në aspekte astrologjike të cilat në vija të përgjithshme sjellin vështirësi në komunikim, pengesa dhe tendenca për shpërthime dhe aksidente. Në mënyrë më të detajuar, prej të hënës do të kemi pengesa dhe aullime në planet dhe në jetën tonë të përditshme, ndërkohë që komunikimi bëhet më i vështirë. Të hënën dhe veçanërisht të martën krijohen kushte për njohje dhe kontakte mjaft interesante. Shanse paraqiten dhe në sferën financiare. E mërkura është  një ditë e vështirë dhe e lodhshme dhe ndoshta do të duhet të marrim vendime dhe të sqarojmë situatat problematike. E enjtja dhe e premtja janë ditë plot ndjeshmëri të cilat na bëjnë sensibël. Kujdes gjatë gjithë javës ndaj lëvizjeve, tendencat për aksidente janë të theksuara. Njëkohësisht kufijtë mes bisedës normale dhe situatës shpërthyese janë shumë delikate, ruani gjakftohtësinë! Mos harroni se muaji ka dy eklipse dhe jemi në fazën e ndryshimeve të mëdha.

DASHI

Përmes bisedave dhe kontakteve që do të keni gjatë javës do merrni ide të cilat do të ndihmojnë në projektet tuaja dhe në rritjen e të ardhurave. Në sferën financiare paraqiten shanse për fitime ndërkohë që tendencat për të shpenzuar në lojërat e fatit do të jenë të theksuara. Tregohuni të përmbajtur dhe parashikues në lidhje me financat. Probleme dhe vështirësi do të hasni në mes të javës në fushën profesionale apo në familjen tuaj, kryesisht ju të lindurit në dhjetëditëshin e dytë të shenjës. Gjeni kohën për tu çlodhur dhe kushtojini kohën e duhur për të kaluar bukur me të dashurit tuaj.

DEMI

Të tensionuar, gjithë nervozizëm dhe me tendenca shpërthimi do të jeni gjatë kësaj jave kryesisht ju të lindurit në dhjetëditëshin e parë të shenjës. Pengesat dhe anulimet janë në plan të parë, ndërkohë që nuk mungojnë problemet në familje apo në fushën profesionale. Pavarësisht nga vështirësitë, java favorizon bisedat apo kontaktet të cilat do t’ju ndihmojnë në planet profesionale apo në gjetjen e një pune ju të interesuarit e shenjës. Jeta erotike bëhet mjaft interesante deri të mërkurën duke ju dhënë mundësinë të takoni njerëz të rinj, të cilët do të lënë mbresa tek ju. Kujdes ndaj aksidenteve të vogla, ndoshta dhe në ambientin e shtëpisë duke bërë punë dhe gjithashtu gjatë komunikimit tuaj të jeni të përmbajtur.

BINJAKËT

Vështirësi në komunikim si dhe në projektet tuaja do të keni gjatë kësaj jave. Nga mënyra e komunikimit varet një pjesë e madhe e suksesit tuaj, prandaj tregohuni të përmbajtur dhe të duruar. Problemi tjetër do të jenë financat tuaja, të cilat kërkojnë një programim më të mirë. Gjithsesi, pavarësisht nga detyrimet apo shpenzimet e papritura që mund të dalin, do të keni dhe mundësinë apo mbështetjen për t’i rregulluar ato. Fat dhe favorizim do të keni në sferën profesionale dhe për të gjithë ju që jeni në kërkim të një pune nuk përjashtohet mundësia ta gjeni.

GAFORRJA

Jeni në fazën e ndryshimeve të mëdha dhe gjatë kësaj jave dalin në sipërfaqe çështjet dhe problemet në marrëdhëniet tuaja personale dhe profesionale të cilat i testojnë ato. Njëkohësisht në fillim të javës deri të mërkurën, ju jepet mundësia të njihni apo të takoni persona të rinj në jetën tuaj, të cilët do të mbështesin projektet tuaja apo do të luajnë një rol të rëndësishëm në jetën personale. Tema tjetër e rëndësishme e javës do të jenë financat tuaja. Pengesa apo vonesa do të keni në të ardhurat tuaja, ndërkohë që familja apo një pjesëtar i saj ka nevojë për ndihmën tuaj. Mos bëni investime të mëdha dhe mos nënshkruani negociata të reja gjatë këtij muaji. Një udhëtim apo momente relaksimi do t’ju sjellin gëzim.

LUANI

Pengesa, anulime apo vonesa do të keni në disa nga aspektet e jetës ju të lindurit në dhjetëditëshin e parë të shenjës, ndërkohë që probleme nga e kaluara mund të dalin në sipërfaqe dhe të kërkojnë zgjidhje prej jush. Tregohuni të përmbajtur dhe gjakftohtë dhe shmangni nervozizmin, i cili në fakt do të jetë shumë i theksuar gjatë gjithë javës. Jepini rëndësinë e duhur shëndetit dhe gjeni kohën për t’u çlodhur. Programoni sa më mirë kohën dhe jetën e përditshme me qëllim arritjen e rezultateve që dëshironi në sferën financiare gjatë periudhës që do të vijoj. Java, kryesisht në mes të saj, jep mundësi të mëdha në jetën erotike. Takimi dhe njohja me një person mund të marr përmasa më të mëdha dhe më të rëndësishme nga ato që prisni.

VIRGJËRESHA

Stresi, ankthi, mendimet e tepërta, ndoshta negative, mbi të gjitha të ekzagjeruara dhe me përmasa jo realiste, do të jenë disa nga shkaqet që mund t’ju shqetësojnë gjatë javës. Tendencat për kontradikta dhe konflikte janë shumë të mëdha, prandaj tregohuni të kujdesshëm në marrëdhëniet personale duke parë gjërat më objektivisht. Një nga prindërit kërkon mbështetjen dhe ndihmën tuaj, ndërsa miqtë bëhen burim force dhe frymëzimi për ju. Kaloni momente të bukura me ata dhe merrni mbështetjen e duhur aty ku keni nevojë. Një lidhje shoqërore mund të zhvillohet në lidhje erotike mjafton që dhe ju të shprehni më lirshëm ndjenjat tuaja.

PESHORJA

Karriera apo biznesi janë në qendër të vëmendjes suaj, ndërkohë që problemet familjare ju preokupojnë dhe kërkojnë zgjidhje prej jush duke sjell pengesa në sferën profesionale. Megjithatë nuk do të mungojnë dhe shanset apo promovimi në punën tuaj, si dhe mbështetja nga miqtë apo të dashurit. Të martën ju jepet mundësia të takoni persona të rëndësishëm për jetën personale, të cilët njëkohësisht mund t’ju mbështesin në planet profesionale. Problemi i javës do të jenë financat, të cilat do të shfaqin vonesa dhe pengesa apo detyrime të papritura ndaj të tjerëve (banka, bashkëpunëtorë, tatime etj). Nuk ka arsye të prishni qetësinë dhe psikologjinë, pengesat janë të përkohshme.

AKREPI

Java vendos theksin tek problemet lidhur me karrierën apo biznesin si dhe në marrëdhëniet tuaja personale apo profesionale. Antagonizmi i ashpër, probleme të së kaluarës si dhe pengesa, vonesa apo anulime do të jenë disa nga shkaqet që mund të udhëheqin sjelljen tuaj në limit. Përdorni strategjinë dhe shmangni çdo lloj kontradikte me bashkëpunëtorët apo eprorët, kryesisht ju të lindurit në dhjetëditëshin e parë të javës. Të hënën dhe të martën mund të promovoni projektet tuaja, ndërkohë që të mërkurën duhet të merrni vendime dhe përgjegjësinë që ju takon. Në jetën sentimentale java ju jep mundësi të takoni persona të rinj gjatë një udhëtimi që do të bëni brenda saj.

SHIGJETARI

Përpjekjet që do të bëni për krijimin e bashkëpunimeve të reja nuk do të japin rezultatet e duhura apo nuk do të jenë të kënaqshme. Është mirë të lini kontratat apo bashkëpunimet e reja për në fund të gushtit, ndërkohë që mund të shfrytëzoni dhe të përfitoni nga bashkëpunime të së kaluarës, apo të zgjidhni çështje të lëna mbas dore dhe të harruara në një sirtar. Të preokupuar do të jeni me programimin e financave, i cili për momentin është vështirë të realizohet. Gjeni kohën për t’u çlodhur dhe për t’u riorganizuar në fund të javës. Kujdes gjatë lëvizjeve, pasi në përgjithësi tendencat për aksidente janë të theksuara gjatë kësaj jave.

BRICJAPI

Fillimi i javës është mjaft favorizues dhe premtues për jetën tuaj sentimentale. Do të keni mundësinë të kaloni bukur me të dashurit tuaj, ndërkohë që shumë prej jush kryesisht të lindurit në dhjetëditëshin e parë të shenjës do të takoni persona, të cilët do të luajnë një rol të rëndësishëm në jetën tuaj. Dashuria dhe flirti kanë një vend të rëndësishëm gjatë javës. Megjithatë një bashkëpunim apo një marrëdhënie do të kalojë një krizë apo do të testohet, kryesisht të mërkurën për ju të lindurit në dhjetëditëshin e dytë të shenjës. Kujdesuni për financat, duke shmangur shpenzimet e tepërta dhe tendencat për risk.

UJORI

Pengesa, vështirësi dhe anulime në sferën profesionale, por dhe në aspekte të tjera të jetës parashikohen për ju gjatë kësaj jave. Jeni gati të shpërtheni dhe të hyni në konflikte me bashkëpunëtorët, por dhe me bashkëshortët tuaj. Të jeni të përmbajtur dhe të ruani gjakftohtësinë pasi kjo situatë mund të dëmtoj shëndetin tuaj. Shikoni çështjet që ju preokupojnë me realizëm dhe zgjidhni apo rregulloni çështje që kanë të bëjnë me familjen apo shtëpinë tuaj. Kujdes kryesisht ju të lindurit në dhjetëditëshin e parë të javës në mënyrën se si do të komunikoni dhe mos udhëhiqni situatën në limit në marrëdhëniet tuaja.

PESHQIT

Vazhdon të jetë një periudhë krijuese dhe erotike për ju, pavarësisht nga pengesat që paraqiten gjatë kësaj jave. Durim dhe këmbëngulje kërkohet në jetën e përditshme dhe vështrim më realist të situatës përpara se të merrni vendime. Megjithëse do të këshilloja të përballonit situatat pa marrë vendime përfundimtare. Vështirësitë mund të paraqiten kryesisht në marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja duke ju dhënë mundësinë të bëni dhe rishikimin e tyre. Të jeni të kujdesshëm në bisedat që do të bëni në ambientin e punës, pasi fjalët mund të marrin përmasa zmadhuese dhe të sjellin pasoja. Fillimi i javës, e hëna dhe e marta, janë mjaft pozitive si për jetën sentimentale ashtu dhe për përparimin tuaj në çdo drejtim. /revistawho.com