• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Horoskopi

Parashikimi i yjeve për javën 4 deri në 11 shkurt

Kjo javë është e qetë, pozitive dhe favorizon fillime të reja, nëpërmjet të cilave do të dëshirojmë të bëjmë ndryshime duke kërkuar me pasion të renë dhe novatoren. Shanse dhe raste në çdo sferë të jetës, të cilat nuk duhet t’i lëmë pa shfrytëzuar, paraqiten veçanërisht nga e mërkura deri të premten, duke vendosur theksin në datën 8 të muajit. Prej kësaj jave dhe deri në fillim të marsit, në jetën sentimentale do të jemi më të përmbajtur dhe më seriozë. Lirshmëria e shprehjes së ndjenjave i lë vend normave, logjikës dhe interesit. Mos harroni se vendime që mund të merrni gjatë kësaj periudhe është vështirë t’i ndryshoni më pas. Mendime dhe ide të zgjuara, të qarta dhe të kthjellta do të kemi deri në datën 10 të muajit, nga data 11 kujdes në këtë drejtim.

DASHI

Një jetë sociale mjaft të theksuar premton kjo javë për ju. Do të jeni mjaft komunikues, joshës, por dhe optimistë, duke arritur qëllimet që keni, si në jetën personale, ashtu dhe në atë profesionale. Hëna e re në shenjën e Ujorit në datën 4 shkurt, ju jep mundësinë të bëni hapa të mëdha në sferën profesionale, ndërsa në atë sentimentale një njohje e re apo një flirt nga ambienti miqësor mund të zhvillohet në marrëdhënie serioze. Gjithsesi dilni, qarkulloni dhe mos lini pa shfrytëzuar shanset që paraqiten në punë, në financat apo në jetën tuaj personale, deri të premten. Biseda profesionale me rezultate dhe vendime shumë të qarta do të keni të shtunën dhe të dielën.

DEMI

Kjo javë është mjaft e rëndësishme për ju, pasi Hëna e re në shenjën e Ujorit vendos theksin në biznesin apo karrierën tuaj, duke ju dhënë mundësinë të udhëhiqni gjërat në drejtimin që dëshironi. Biseda me temë financat apo jetën tuaj sentimentale do të zhvillohen gjatë javës, por të shtunën dhe të dielën këto biseda do të jenë kryesisht intime. Një ndihmë ekonomike apo të ardhura financiare të kënaqshme do të keni nga e mërkura deri të shtunën. Disa prej jush mund të bëni një udhëtim, gjatë të cilit do të kaloni bukur.

BINJAKËT

Mjaft interesante dhe plot favorizim është kjo javë për ju dhe veçanërisht për ju të lindurit në dhjetëditëshin e dytë të shenjës. Do të jeni optimistë, do të bëni biseda dhe krijoni kontakte të rëndësishme, lidhur me jetën tuaj personale apo profesionale. Një dashuri e re ndoshta nga larg, apo me një person me personalitet të theksuar, premton Hëna e re për ju. Disa nga ju mund të vendosin për formalizimin e lidhjes, ndërsa të tjerë do të ripërtërijnë marrëdhëniet ekzistuese përmes një udhëtimi të bukur. Të ardhurat financiare do të jenë në rritje dhe do të keni mundësinë të rregulloni në këtë mënyrë detyrimet ndaj të tjerëve. Përmes një takimi të rëndësishëm të shtunën dhe të dielën do të gjeni rrugëzgjidhje apo informacionet e duhura për çështje që ju preokupojnë.

GAFORRJA

Kjo javë ju gjen të preokupuar ndoshta më shumë me veten, me psikologjinë dhe botën tuaj të brendshme. Probleme apo situata familjare mund t’ju fusin në mendime, për të cilat do të gjeni zgjidhje gjatë javës që vjen. Në sferën sentimentale një dashuri apo një lidhje serioze premton kjo periudhë, ndërkohë që dëshira juaj erotike do të jetë mjaft e theksuar. Në fushën profesionale do të keni ndihmën dhe mbështetjen e njerëzve me potencë dhe ju duhet të riorganizoni dhe të riprogramoni më mirë punën dhe jetën tuaj të përditshme. Të shtunën dhe të dielën bisedime të rëndësishme do të keni me të dashurin apo bashkëshortin tuaj. Jepini më shumë rëndësi shëndetit.

LUANI

Hëna e re përballë jush premton fat dhe favorizim, kryesisht në fushën e marrëdhënieve dhe të bashkëpunimeve. Përsa i përket jetës sentimentale një dashuri të re, dasmë, fejesë apo momente të veçanta me të dashurit do t’ju ofroj ajo. Ndërsa në biznes apo karrierën tuaj premton bashkëpunime fitimprurëse, të cilat do të ndihmojnë në eliminimin e ankthit dhe do të ndiheni akoma më optimistë. Në ambientin e punës kushtet dhe marrëdhëniet me kolegët do të jenë më harmonike. Jeta juaj e përditshme do të jetë më e bukur, prandaj shfrytëzoni momentin për të vendosur në programin tuaj stërvitjen dhe një mënyrë më të shëndetshme ushqimi. Është momenti të promovoni planet dhe projektet tuaja.

VIRGJËRESHA

Kjo javë do të jetë për ju mjaft pozitive përsa i përket jetës suaj të përditshme. Do të gjeni mënyrën të organizoni më mirë dhe më zgjuar programin tuaj, duke bërë më të lehtë rutinën tuaj. Shanse dhe fillime të reja paraqiten dhe në fushën profesionale, ndërsa në ambientin familjar do të keni ndihmë dhe do të rregulloni çështje që ju preokupojnë apo do të merreni me ndryshime dhe përmirësimin e kushteve në shtëpinë tuaj. Prej kësaj jave dhe deri në fund të muajit do të keni mundësinë të gëzoni, të dëfreni, të dashuroni dhe të kaloni bukur me fëmijët. Nëpërmjet një bisede me kolegë, apo persona të rëndësishëm, të shtunën dhe të dielën do të zgjidhni çështje që ju interesojnë.

PESHORJA

Dashuri, flirt, krijimtari dhe shanse në të gjitha drejtimet ju sjell Hëna e re në shenjën miqësore për ju të Ujorit. Në fushën profesionale qëllimet dhe projektet tuaja shkojnë ashtu siç dëshironi, ndërsa në jetën sentimentale një dashuri e re do të fillojë për ju të interesuarit e shenjës dhe ju të tjerët do të vini më afër me njëri tjetrin duke kaluar momente të bukura. Gjatë kësaj jave është mirë të promovoni çështje lidhur me fëmijët tuaj, në qoftë se ju preokupojnë. Financat tuaja do të jenë në rritje dhe në një klimë apo atmosferë të gëzuar do të bëni diskutime të shtunën dhe të dielën, të cilat do të ndihmojnë të jepni rrugëzgjidhje disa problemeve. Pranoni ftesat që do të keni gjatë javës, pasi diku aty do të bëni një njohje mjaft interesante për ju.

AKREPI

Hëna e re në shenjën e Ujorit në datën 4 të muajit, e cila ndikon veçanërisht të lindurit në dhjetëditëshin e dytë të shenjës, nxjerr në sipërfaqe çështje në sferën profesionale, ndërkohë që ju jeni të preokupuar në ambientin familjar. Tensionet nga bashkëpunëtorët apo antagonistët tuaj nuk do të mungojnë, prandaj është e këshillueshme të vendosni një ekuilibër mes karrierës dhe familjes suaj. Gjithsesi ndiheni mirë dhe me psikologji të ripërtëritur dhe do të bëni ndryshime të këndshme lidhur me shtëpinë tuaj. Prej kësaj jave dhe deri në fund të muajit do të jeni më komunikues, do të shprehni me kënaqësi idetë dhe mendimet tuaja, dhe njëkohësisht do të zgjidhni çështje apo keqkuptime me të afërmit ose miqtë tuaj, në qoftë se ju preokupojnë. Së fundi mjaft optimiste është kjo javë për financat tuaja.

SHIGJETARI

Kjo javë është mjaft entuziaste dhe premtuese për ju dhe ju nga ana juaj do të jeni në formë të shkëlqyer, me dëshirë për flirt dhe aventura, të cilat mund t’ju udhëheqin në konflikte të vogla me të dashurit. Lajme të mira si dhe kontakte dhe bisedime frytdhënëse do të keni lidhur me projektet tuaja në sferën profesionale. Ndërsa financat do të njohin rritje gjatë kësaj periudhe, mjafton që dhe ju të shmangni shpenzimet e tepërta. Do të jeni shumë komunikues gjatë gjithë javës dhe do të arrini të promovoni planet tuaja krijuese.

BRICJAPI

Pas një periudhe mjaft të vështirë deri tani fillojnë gjërat të përmirësohen në një masë të konsiderueshme. Do të gjeni formën dhe do t’i kushtoni rëndësi dhe kujdes paraqitjes suaj, duke tërhequr në këtë mënyrë vëmendjen e të tjerëve, të cilët do t’ju gjejnë në vërtet mjaft joshës. Është një periudhë shumë pozitive për financat tuaja, prandaj ju duhet të fokusoni në këtë drejtim duke gjetur burimet e duhura. Propozime apo sugjerime të reja do të keni në sferën profesionale dhe është momenti të sillini gjërat atje ku dëshironi, pa shumë mundim. Të shtunën dhe të dielën merrni vendime për financat tuaja dhe bëni një programim më të përshtatshëm për menaxhimin e tyre.

UJORI

Hëna e re në shenjën tuaj në datën 4 të muajit ndikon veçanërisht të lindurit në dhjetëditëshin e dytë të shenjës dhe hap perspektiva përmes fillimeve të reja, si në jetën personale ashtu dhe në biznesin apo karrierën tuaj. Nëpërmjet lëvizjeve, kontakteve, bisedimeve, por dhe fatit, i cili do të jetë me ju, do të arrini jo vetëm të rregulloni çështjet që ju preokupojnë, por dhe të jepni zhvillimin që dëshironi. Të jeni vigjilent dhe në qarkullim të vazhdueshëm gjatë gjithë javës, me qëllim që të mos humbisni shanset që do paraqiten, kryesisht në sferën profesionale. Biseda me temë jetën tuaj erotike apo investime financiare, do të zhvillohen në një atmosferë pozitive gjatë të shtunës dhe të dielës. Është koha e përshtatshme të bëni një kontroll endoskopik dhe të jepni ndihmën tuaj tek njerëzit që kanë nevojë.

PESHQIT

Hëna e re në shenjën e Ujorit ju bën pasivë jashtë, por njëkohësisht shumë energjikë brenda jush. Ndoshta veprimtaria juaj mund të jetë pak e kufizuar, por ju do të jeni shumë aktivë në projektimin e planeve për periudhën në vijim, të cilat nuk është e domosdoshme t’i bëni të njohura tek të tjerët. Informacione të rëndësishme, por dhe kontakte dhe biseda intime, do të keni gjatë javës lidhur me promovimin e synimeve tuaja. Nuk do të mungoj ndihma dhe mbështetja, si në financat, ashtu dhe në sferën profesionale. Përqëndrohuni në bisedime lidhur me punën tuaj të shtunën dhe të dielën, duke bërë paralelisht një bilanc lidhur me fitimet apo humbjet në përgjithësi. /revistawho.com