• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Horoskopi

Parashikimi i yjeve për javën 3 deri në 10 qershor

Vazhdojmë të kalojmë një periudhë të mirë veçanërisht deri të premten. Java fillon me Hënën e re në shenjën e Binjakëve, e cila jep mundësi për fillime të reja, shanse dhe perspektiva, por njëkohësisht kërkohet të jemi të kujdesshëm në lëvizjet që do të bëjmë pasi nuk do të mungojnë tendencat zhgënjimi dhe dëshpërimi. Hëna e re ndikon kryesisht përfaqësuesit e shenjës së Binjakëve, Shigjetarit, Virgjëreshës dhe Peshqve të lindur në dhjetëditëshin e dytë të shenjës. E hëna është mjaft erotike dhe e përshtatshme për çështje financiare, ndërsa nga e marta fillon një periudhë gjatë së cilës komunikimi jonë do të jetë më i ndjeshëm dhe sentimental duke pasur nevojën për të ardhur më pranë njerëzve të familjes. Prej datës 9 dëshira për flirt do të jetë më e madhe dhe mënyra se si shprehim ndjenjat e dashurisë do të humbas pak nga serioziteti i periudhës së mëparshme. Gjithsesi, prej të premtes dhe pothuajse gjatë gjithë javës që vjen, fillon një periudhë pak më e vështirë, ku nuk do të mungojnë zhgënjimet, prapaskenat dhe kurthet, prandaj të jemi të kujdesshëm kryesisht në menaxhimin e financave, në negociatat dhe kontratat lidhur me ato. Të premten dhe të shtunën do të kemi lajme të tilla, të cilat do të jenë për ne çelësi për ato që na preokupojnë.

DASHI

Me fitime dhe shanse në sferën ekonomike fillon java për ju. Do të keni një javë plot kontakte, vizita dhe komunikim me kolegët apo njerëzit e familjes suaj. Në fushën profesionale sfidat, marrëveshjet dhe kontratat e reja do të pasurojnë agjendën tuaj. Jeta juaj e përditshme do të jetë më interesante dhe më e mirë, ndërkohë që është e domosdoshme të shmangni ekzagjerimet. Nuk ka arsye nxitimi në trajtimin e situatave, pasi perspektivat janë të mira dhe fati është me ju.

DEMI

Kjo javë ju jep mundësi dhe shanse si në fushën ekonomike, ashtu dhe në atë sentimentale. Kryesorja është të mos bëni investime dhe lëvizje ekonomike të bazuara në dëshirën apo intuitën tuaj, por të jenë të menduara dhe të studiuara mirë. Fundi i javës premton kontakte dhe biseda me njerëz të cilët do të ndihmojnë në realizimin e projekteve, që do të ndikojnë pozitivisht në financat tuaja.

BINJAKËT

Hëna e plotë në shenjën tuaj krijon kushtet për të qenë protagonistët e javës. Do të jeni shumë energjikë dhe në lëvizje për të realizuar shumë gjëra. Shumë prej jush do të doni të bëni fillime të reja, të cilat do të kërkojnë kujdesin dhe përqëndrimin tuaj dhe mbi të gjitha qëndrimin sa më afër realitetit. Jeni të ndjeshëm dhe të varur ndaj gjykimeve dhe premtimeve të të tjerëve, me tendencë të idealizoni situatat dhe si pasojë ekziston mundësia të udhëhiqeni në gabime.

GAFORRJA

Për ju të lindurit në dhjetëditëshin e parë të shenjës kjo javë do të jetë shumë pozitive me kontakte dhe biseda që do të udhëheqin në zgjidhje të çështjeve që ju preokupojnë dhe në realizimin e planeve që keni. Ndërsa për ju të dhjetëditëshit të dytë situata do të jetë më e ndërlikuar duke ju sjellë nervozizëm dhe ulje -ngritje psikologjike. Gjithsesi mendime të ndryshme kryesisht rreth financave tuaja do t’ju preokupojnë gjatë javës. Është momenti i përshtatshëm për tu çlodhur dhe në fakt e keni të nevojshme. Shmangni thashethemet dhe prapaskenat në fund të javës dhe gjatë ditëve në vijim.

LUANI

Kontakte me persona të rinj dhe perspektiva të reja hapen për ju në të gjitha drejtimet, por veçanërisht në fushën profesionale. Gjeni mënyrën për të promovuar punën tuaj përmes kontakteve dhe bisedave, por në premtimet që do të keni gjatë kësaj jave tregohuni të përmbajtur deri sa fjalët të bëhen vepra. Shmangni ekzagjerimet dhe iluzionet dhe qëndroni sa më afër realitetit. E vërteta është se jeni shumë të zënë dhe të lodhur dhe kjo justifikon komplet dëshirën tuaj për të pushuar apo për t’u larguar nga rutina e përditshme.

VIRGJËRESHA

Kjo javë do të jetë mjaft e mirë për ju dhe do t’ju japë mundësinë të kaloni bukur dhe të rinovoheni, përmes kontakteve apo bisedave që do të keni. Jeta juaj sociale do të sjellë rezultate në realizimin e qëllimeve që keni dhe mjaft të favorizuar do të jeni ju të lindurit në dhjetëditëshin e parë të shenjës. Hëna e re në shenjën e Binjakëve ndikon fuqimisht tek ju të lindurit në dhjetëditëshin e dytë të shenjës dhe ju sjell përballë me situata jo realiste, që për momentin duken ideale, por më vonë do të përjetoni momente zhgënjimi dhe dëshpërimi. Qëndroni sa më afër realitetit dhe mos investoni në persona apo situata, duke ju dhënë atyre përmasa të ekzagjeruara. Nuk do të mungojnë problemet si në sferën sentimentale ashtu dhe në atë financiare. Shmangni negociatat dhe kontratat me karakter ekonomik, kryesisht në 9 dhe 10/6.

PESHORJA

Kjo javë kërkon prej jush të bëni plane me afat të shkurtë, pasi pengesat, vështirësitë dhe nervozizmi do t’ju stresojnë. Mos besoni në premtimet që do t’ju jepen dhe ju mos premtoni gjëra që është vështirë t’i realizoni, pavarësisht nga dëshira apo zelli që keni. Mundësi, shanse dhe qëllime të reja do të paraqiten prej datës 9/6 dhe në vijim. Madje gjatë kësaj periudhe do të keni dhe mbështetjen e duhur në të gjitha drejtimet.

AKREPI

Java është e përshtatshme për një riorganizim ekonomik, i cili do të ketë dhe ndikim pozitiv në psikologjinë tuaj. Mirë është të mos bëni investime ekonomike gjatë kësaj jave, por mund të shfrytëzoni periudhën për të bërë plane dhe për të gjetur mënyrën e promovimit dhe menaxhimit financiar me perspektivë dhe rezultate afatgjatë. Lajme dhe të dhëna, të cilat do t’ju ndihmojnë në punë apo karrierën tuaj do të keni në fund të javës, ndërkohë që nuk do të mungojnë mbështetja dhe ndihma financiare. Fundi i javës është mjaft erotik, megjithatë për arsye psikologjike ndoshta nuk do të ndjeheni shumë të kënaqur dhe të lumtur.

SHIGJETARI

Me Hënën e re përballë jush marrëdhëniet dhe bashkëpunimet dalin në plan të parë dhe krijojnë kushte për fillime të reja, të cilat duhet t’i trajtoni me kujdes pa dhënë premtime të ekzagjeruara dhe pa u mbështetur tek të tjerët plotësisht, sepse ekziston mundësia të mos shkojnë gjërat siç i kemi menduar dhe rezultatet do t’ju zhgënjejnë. Shanse dhe mundësi të reja krijohen të premten dhe të shtunën në fushën profesionale, ndërkohë që nuk do të mungojnë problemet në ambientin familjar dhe në marrëdhëniet tuaja prej të premtes deri të martën. Shmangni ekzagjerimet dhe qëndroni sa më afër realitetit.

BRICJAPI

Kjo javë premton kontakte dhe bisedime për çështje profesionale, si dhe persona të rinj në jetën tuaj, të cilët do t’ju rinovojnë dhe do të ndikojnë në periudhën pozitive, që tashmë ka filluar për ju të lindurit në dhjetëditëshin e parë të shenjës. Për sa u përket ju të dhjetëditëshit të dytë situata është më stresuese, duke ju shkaktuar nervozizëm veçanërisht në ambientin e punës. Gjithsesi jeta juaj e përditshme dhe ambienti i punës përmirësohen mjaft nga e premtja dhe në vijim. Kujdesuni për shëndetin dhe të jeni të vëmendshëm gjatë drejtimit të makinës, veçanërisht gjatë fundit të javës.

UJORI

Hëna e re është mjaft favorizuese për ju në të gjitha fushat e jetës. Do të keni mundësinë të kaloni momente shumë të bukura dhe romantike me të dashurit tuaj, ndërsa ju që jeni në kërkim të dashurisë kjo javë ju ofron mundësinë që ta gjeni. Shanse unike në fushën profesionale do të paraqiten dhe krijimtaria juaj do të jetë në nivel të lartë. Në sferën financiare shmangni shpenzimet e tepërta, ndërkohë që në qoftë se doni të bëni një investim studioni mirë situatën në bazat e saj reale.

PESHQIT

Gjatë kësaj jave do të preokupoheni kryesisht me problemet e familjes, të cilat kërkojnë prej jush të jeni të përqëndruar në zgjidhjen e tyre. Për ju të lindurit në dhjetëditëshin e parë të shenjës gjërat janë mjaft pozitive dhe premtojnë realizimin e dëshirave si në fushën profesionale ashtu dhe në atë personale. Gjërat bëhen pak më të vështira për ju të lindurit në dhjetëditëshin e dytë pasi Hëna e re në 3/6 ju sjell zhgënjime dhe dëshpërim në punë dhe në jetën sentimentale. Qëndrimi larg realitetit, idealizimi i situatës dhe iluzionet nuk do t’ju ndihmojnë në momentin e caktuar. Mos filloni histori që nuk udhëheqin asgjëkund, sepse do të keni pasoja më vonë në psikologjinë tuaj dhe jo vetëm aty. /revistawho.com