• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Horoskopi

Parashikimi i yjeve për javën 29 korrik deri në 4 gusht

Kjo javë në vija të përgjithshme do të jetë e mirë dhe gjatë saj do të ndihemi të gëzuar. Është momenti të lemë pas vështirësitë e korrikut dhe të qershorit dhe të mirëpresim gushtin, i cili është një muaj mjaft krijues, dinamik, erotik dhe i këndshëm. Takime të papritura me persona që do të luajnë një rol në jetën tonë, të qenurit shumë social, dashuria, argëtimi si dhe çështje të karakterit financiar, janë tendencat kryesore në pjesën e parë të muajit. Nga data 2 gusht ristabilizohet komunikimi dhe do të kemi një imazh më objektiv të jetës së përditshme. Në planin socio-politik nuk përjashtohet të shohim ngjarje deri në 3 gusht pasi aktivizohet eklipsi i fundit.

DASHI

Kjo javë dot ketë shumë rezultate për ju dhe ju jep mundësinë të qetësoheni nga problemet që kishit deri tani. Favorizim do të keni në jetën tuaj sentimentale, prandaj përpiquni të rregulloni marrëdhëniet mes bisedës dhe aktiviteteve të përbashkëta ju të interesuarit e shenjës. Dashuria, argëtimi si dhe krijimtaria për ju artistët e shenjës do të bëjnë javën më të bukur. Çështjet sentimentale dhe ato financiare janë temat kryesore të javës.

DEMI

Është një javë me pak vështirësi për ju pasi gjatë saj do të ndiheni pak nervoz, të indinjuar dhe me tendenca për të humbur lehtë durimin. Do të jeni të ngarkuar me kontakte dhe biseda rreth çështjeve ekonomike dhe jetës suaj personale, të cilat mirë është t’i lini pas datës 2 gusht, ku mendimi dhe komunikimi janë më rezultativ. Vëmendja juaj do të përqëndrohet në ambientin familjar dhe në shtëpinë tuaj, duke u marrë me ndryshime dhe me dekorimin brenda saj, por dhe me pritjen e miqve dhe të njerëzve të dashur. Java sjell fillime të reja me ndryshime, të cilat duhet t’i pranoni pa hezitim, me qëllim që të ecni përpara.

BINJAKËT

Është momenti të zgjidhni çështjet financiare që ju preokupojnë dhe të gjeni burime të reja për rritjen e të ardhurave apo të menaxhoni më mirë ato ekzistuese. Gjatë pjesës së parë të muajit do të jeni shumë social, plot kontakte, biseda dhe udhëtime. Është një periudhë pozitive dhe e këndshme në vija të përgjithshme, gjatë së cilës do të preokupoheni dhe me çështje që kanë të bëjnë me marrëdhëniet dhe bashkëpunimet. Shmangni prapaskenat në fushën profesionale dhe ruani pozitat tuaja.

GAFORRJA

Mjaft të rëndësishme do të jenë çështjet që kanë të bëjnë me marrëdhëniet dhe bashkëpunimet gjatë kësaj jave, të cilat do të marrin rrugëzgjidhje në bazë të vendimeve që do të keni marrë ju pas testimeve që kaluan ato në periudhën e mëparshme. Gjatë pjesës së parë të muajit preokupohuni me ato që ju doni të fitoni, si në fushën financiare ashtu dhe në atë sentimentale, duke investuar me kritere dhe jo më shumë seç duhet. Financat do të kenë rritje, ndërkohë që mund të hyni dhe në mosmarrëveshje apo të keni vonesa lidhur me to. Ruani sekretet që ju kanë besuar të tjerët.

LUANI

Në datën 1 gusht ,me Hënën e re në shenjën tuaj, fillon një periudhë shumë entuziaste dhe pozitive për ju dhe të dashurit apo fëmijët tuaj. Erdhi momenti që ëndrrat apo projektet tuaja të marrin formën e dëshiruar. Do të krijoni kontakte mjaft të këndshme dhe interesante, por të jeni të kujdesshëm në mënyrën se si komunikoni mendimet tuaja. Jo vetëm kjo javë, por gjithë muaji është erotik për ju, por për momentin takime të papritura dhe dashuri të zjarrtë premton për ju të lindurit në dhjetëditëshin e parë të shenjës. Disa prej jush do të bëni një fillim të ri përmes ndryshimeve në fushën profesionale. Nga data 2 e muajit mendimet do të jenë më të qarta dhe do të ndihmojnë në zhvillimin tuaj profesional dhe në sferën financiare.

VIRGJËRESHA

Është momenti të çlodheni dhe të ikni me pushime në vende larg zhurmës dhe në intimitet me të dashurit apo njerëzit tuaj. Bëni plane dhe projekte të reja dhe vendosini në zbatim muajin që vjen. Mos bëni plane nga fundi i javës se do të vështirësoheni në realizimin e tyre. Kjo javë premton takime miq të zemrës dhe kërkohet prej jush të mos u jepni gjërave dhe situatave më shumë rëndësi apo dimensione më të mëdha se sa duhet. Vendosni në qendër të vëmendjes jetën tuaj personale duke parë veten me sy realist.

PESHORJA

Përqëndrohuni në jetën personale dhe në promovimin e karrierës apo të punës suaj duke pasur ndihmë miqtë, që këtë radhë janë pranë jush gati për t’ju ndihmuar. Çështje ekonomike mund t’ju krijojnë vështirësi gjatë javës, ndërkohë që nuk përjashtohet mundësia të bëni sqarime dhe spastrime në rrethin miqësor apo me të dashurit tuaj. Gjithsesi, kryesorja është të vendosni synime dhe të bëni projekte për realizimin e tyre, të cilat do të arrihen përmes jetës sociale. Shprehni lirshëm dëshirat.

AKREPI

Hëna e re në datën një të muajit ju jep gjithë mundësitë dhe perspektivat për zhvillim dhe rinovim të jetës tuaj në përgjithësi, por dhe të karrierës në veçanti. Fati është me ju dhe mjaft të favorizuar do të ndiheni ju që keni biznes apo punën tuaj. Sfera financiare do të jetë në rritje dhe njëkohësisht do të keni informacionet e duhura që do t’ju ndihmojnë në realizimin e planeve tuaja. Bisedat dhe marrëveshjet serioze mirë është t’i lini për javën tjetër.

SHIGJETARI

Hëna e re në datën 1 gusht është mjaft premtuese dhe favorizuese për ju. Gjatë pjesës së parë të muajit do të jeni shumë optimistë duke bërë plane për përparimin dhe zhvillimin tuaj profesional. Të jeni të kujdesshëm në lëvizjet që do të bëni dhe akoma më të kujdesshëm ndaj informacioneve që do të keni. Një udhëtim i bukur dhe ndoshta i largët mund të bëjë pushimet tuaja të paharruara.

BRICJAPI

Gjatë pjesës së parë të muajit do të ripërtëriheni nga ana psikologjike dhe shpirtërore. Është momenti të çlodheni dhe të bëni pushime me të dashurit në intimitet duke shijuar momente të veçanta erotike. Hëna e re jep mundësinë tek ju, që keni biznesin tuaj, të bëni një marrëveshje të madhe ekonomike lidhur me një investim që mendoni të bëni, ndërkohë që nuk do të mungojnë dhe detyrimet apo shpenzimet. Marrëveshje dhe kontrata mirë është të bëni nga data 2 e muajit.

UJORI

Në pjesën e parë të muajit rëndësi të veçantë do të marrin marrëdhëniet tuaja personale dhe profesionale, ndërkohë që jeni shumë të preokupuar me përparimin dhe zhvillimin tuaj profesional, prandaj pikërisht aty do të vendosni më shumë theksin. Në jetën sentimentale një dashuri të re, ndoshta përmes një takimi të papritur, premton kjo javë. Në ambientin familjar jo vetëm që do të mungoj qetësia, por ndoshta mund të dalin dhe probleme të vogla. Fundi i javës është pozitiv për ju pavarësisht nga probleme të vogla që mund të paraqiten.

PESHQIT

Pjesa e parë e muajit vendos theksin në jetën tuaj të përditshme duke e bërë atë më të gjallë, më të bukur por dhe me detyrime të shtuara. Puna është mjaft pretenduese dhe disa prej jush do të keni ndryshime, ndërsa disa të tjerë do të filloni një punë të re, pavarësisht se jemi në periudhën e pushimeve. Për disa nga ju që keni treguar zellin dhe talentin tuaj në punë erdhi momenti të shpërbleheni. Një dashuri e re mund të lind në ambientin e punës ose me një takim të papritur në rutinën tuaj të përditshme. Kujdes gjatë lëvizjeve dhe gjatë drejtimit të makinës. /revistawho.com

CLOSE
CLOSE