• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Horoskopi

Parashikimi i yjeve për javën 21 deri në 27 tetor

Kjo javë është në përgjithësi e qetë dhe pozitive. Në fillim të saj do të ndihemi mjaft mirë nga ana psikologjike dhe me tendenca për të idealizuar gjërat dhe situatat. Shanse në fushën financiare na ofron java, por kujdes të hënën dhe të martën, ndërsa të enjten dhe të premten gjërat janë më pozitive. Fundi i javës është i vështirë për të gjithë me pengesa, anulime, vështirësi në komunikim, stres dhe ankth. Është e nevojshme të ruajmë gjakftohtësinë, të veprojmë me qetësi dhe vendimet t’i marrim pak ditë më vonë.

DASHI

Në fillim të javës do të keni biseda dhe kontakte intime, të cilat do t’i idealizoni duke u dhënë përmasa më të mëdha se ato ekzistueset. Në sferën profesionale do të keni ndihmën e një personi të fuqishëm dhe nuk përjashtohet mundësia që disa prej jush të kenë një ndihmë ekonomike. Fundi i javës ka vështirësi dhe pengesa në të gjitha drejtimet prandaj mos u nxitoni të merrni vendime përfundimtare.

Këshillë: Përpara se të veproni duhet të keni të qartë se çfarë doni.

DEMI

Fillimi i javës ju jep mundësinë të zgjidhni mjaft nga çështjet që ju preokupojnë në punë apo biznesin tuaj. Miq të besuar, ndoshta dhe të rinj, do t’ju ofrojnë ndihmën e tyre. Gjatë kësaj jave keni mundësinë të përmirësoni marrëdhëniet tuaja dhe të përshtatni programin ditor në mënyrë të tillë që t’i përkushtoni më shumë kohë të dashurve tuaj. Megjithatë në fund të javës marrëdhëniet kërkojnë prej jush të jeni të kujdesshëm.

Këshillë: Shmangni gabime dhe aksidente të vogla në fund të javës.

BINJAKËT

Mjaft favorizues në fushën profesionale është për ju fillimi i javës. Disa prej jush do të promovojnë me sukses punën ekzistuese, ndërsa të tjerë do të gjejnë një punë të re. Kjo javë ju jep mundësinë të bëni një riprogramim, këtë herë më të suksesshëm, të jetës së përditshme, i cili do t’ju japë një farë qetësie dhe sigurie. Në fund të javës tregohuni të përmbajtur në shpenzimet dhe menaxhoni sa më mirë financat tuaja, ndërkohë që nuk përjashtohet mundësia të keni konflikte me të dashurit.

Këshillë: Kujdesuni për shëndetin.

GAFORRJA

Fillimi i javës është pozitiv dhe favorizues, por njëkohësisht me kërkesa dhe pretendime prej jush. Përfitoni nga momenti dhe bëni një udhëtim, gjatë të cilit do të kaloni shumë bukur. Deri të shtunën jeta juaj sentimentale dhe erotike është mjaft premtuese. Fundi i javës ka pasiguri, pengesa, por dhe probleme të së kaluarës, të cilat dalin prapë në sipërfaqe.

Këshillë: Trajtoni problemet me qetësi, pa stresuar veten dhe pa udhëhequr situatën në limit.

LUANI

Në fillim të javës disa nga temat personale dhe familjare do të gjejnë zgjidhje. Do të ndiheni mjaft mirë mes njerëzve të familjes dhe do t’i ndani këto momente dhe me miq. Ngjarjet zhvillohen pozitivisht dhe disa nga ju mund të gjejnë zgjidhje lidhur me pronën apo pasurinë e patundshme. Në fushën financiare mund të keni fitime deri të shtunën, pasi në përgjithësi fati është me ju gjatë gjithë këtij viti.

Këshillë: Në fund të javës shmangni keqkuptimet në marrëdhëniet me të tjerët.

VIRGJËRESHA

Gjatë kësaj jave do të jeni diku në mes realitetit dhe idealizimit të situatave. E sigurt është se gjatë kësaj periudhe, deri të shtunën, keni mundësinë të ekuilibroni dhe të përmirësoni marrëdhëniet ekzistuese dhe ju të interesuarit e shenjës të krijoni marrëdhënie të reja. Madje ekziston mundësia që të përzieni jetën profesionale me atë personale. Në fund të javës tregohuni të kujdesshëm në sferën financiare.

Këshillë: Shanse erotike dhe profesionale ofron java.

PESHORJA

Java fillon bukur pasi do të shihni portofolin tuaj të mbushet. Një burim fitimi apo një ndihmë, madje dhe në shtëpi, premton periudha deri të shtunën. Nga e shtuna dhe për disa ditë në vijim gjërat vështirësohen duke ju mbushur me stres dhe nerva. Qetësia, e cila në përgjithësi ju karakterizon, është rrugëzgjidhja për këtë situatë të përkohshme.

Këshillë: Mos reagoni nga provokimet e të tjerëve dhe mos humbisni kontrollin në fund të javës.

AKREPI

Kjo javë është mjaft pozitive për ju dhe ju ofron shanse unike për jetën tuaj sentimentale dhe erotike. Përfitoni nga ditët dhe përjetoni momente kënaqësie dhe gëzimi. Biseda dhe kontakte me rezultate do të keni gjatë kësaj periudhe, pasi dhe talenti për t’i bindur të tjerët me arsyetimet tuaja është shumë i theksuar gjatë këtyre ditëve. Fundi i javës ka vështirësi për ju dhe është e domosdoshme të distancoheni nga të tjerët, me qellim që të mos hyni në konflikte.

Këshillë: Kontrolloni sjelljen tuaj duke mos i lejuar vetes të çojë situatën në limit.

SHIGJETARI

Jeta juaj personale del në plan të parë gjatë kësaj jave. Është momenti të çlodheni dhe të mbushni bateritë. Gjeni kohën për të ardhur më afër të dashurve tuaj. Deri të shtunën do të keni mundësinë të rrisni të ardhurat, ndërsa në ditët në vazhdim duhet të tregoheni të kujdesshëm në menaxhimin e tyre. Në fund të javës mos nxirrni konkluzione të nxituara në bazë të disa informacioneve që mund të keni.

Këshillë: Nuk është periudhë e përshtatshme për kredi bankare dhe as për të hyrë në borxhe tek të tjerët.

BRICJAPI

Gjatë kësaj jave do të jeni mjaft social dhe do të keni mundësinë të lidheni me persona të rëndësishëm, të cilët do t’ju ndihmojnë në realizimin e projekteve tuaja. Do të kaloni bukur me miq të vjetër apo të rinj dhe njëkohësisht do të flirtoni apo do të takoni dashurinë. Përfitoni prej ditëve deri të shtunën, pasi fundi i javës sjell pengesa dhe vështirësi të përkohshme, por me përgjegjësi.

Këshillë: Kujdesuni për shëndetin.

UJORI

Java është mjaft favorizuese për zhvillimin tuaj profesional. Biseda dhe kontakte mjaft të rëndësishme do të bëni, të cilat në mënyrë direkte apo indirekte do të ndikojnë pozitivisht në përparimin tuaj. Të gjitha këto në kombinim dhe me ndihmën, që do të keni, do të ndikojnë në përforcimin e besimit në vetvete.

Këshillë : Mos u jepni gjerave përmasa të ekzagjeruara në fund të javës, përpunoni mendimet përpara se të dilni në konkluzion.

PESHQIT

Mjaft favorizuese janë ditët e para të javës për marrëdhëniet tuaja. Në qoftë se keni mundësi organizoni një udhëtim dhe ejani më afër me të dashurit apo forconi themelet e marrëdhënies tuaj. Favorizim do të keni dhe fushën profesionale veçanërisht deri të shtunën. Do të arrini në konkluzione si rezultat i të dhënave që do të keni, prej të cilave do të dilni të fituar.

Këshillë: Mbështetuni në forcat tuaja, veçanërisht prej të shtunës.