• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Horoskopi

Parashikimi i yjeve për javën 18-24 shkurt

Kjo javë është pak e vështirë përsa i përket jetës sonë sentimentale. Të hënën marrëdhëniet tona do të testohen dhe për disa do të sjellë forcimin e tyre, ndërsa për disa të tjerë ftohje apo largim, gjithsesi shumë prej jush do të merrni vendime serioze në këtë drejtim. Të martën mos i jepni rëndësi të dhënave apo informacioneve që do të keni dhe mos besoni ato që do të dëgjoni pa i kalur nga filtri. Në datën 19 zhvillohet Hëna e plotë në shenjën e Virgjëreshës duke shpërblyer ata që kanë punuar në mënyrë të organizuar. Në datën 20 mbani shportë të vogël ndaj premtimeve që do t’ju bëhen, ndërsa në datën 23 jetoni me pasion pa e lejuar atë t’ju udhëheq në humbjen e kontrollit. Fundi i javës është i rëndësishëm për menaxhimin e çështjeve ekonomike dhe sentimentale mjaftoni të keni kontrollin e situatës. Gjatë gjithë javës duhet të jemi të kujdesshëm me qëllim që të ruajmë marrëdhëniet që na interesojnë dhe të trajtojmë me realitet dhe pa ekzagjerime çështjet serioze që do të na preokupojnë.

DASHI

Gjatë kësaj jave do të përqëndroheni kryesisht në biznesin, karrierën apo punën tuaj. Shanse të reja do të paraqiten në punën ekzistuese dhe si rezultat do keni dhe rritje në të ardhurat tuaja. Shmangni prapaskenat apo thashethemet në ambientin e punës duke përballuar antagonizmin pa panik dhe me sukses. Përqëndrohuni në planet dhe projektet tuaja, duke gjetur njerëzit të besueshëm për realizimin e tyre. Jeta juaj sentimentale do të jetë pasionante, por nuk do të mungojnë tensionet, xhelozia si dhe fanatizmi. Gjithsesi do të keni shanse të takoheni me një person, ndoshta edhe nga e kaluara, që nuk do t’ju lërë aspak indiferent.

DEMI

Hëna e plotë, në shenjën miqësore për ju të Virgjëreshës, do të shpërblejë përpjekjet dhe do të aprovojë idetë tuaja në fushën profesionale. Do të jeni mjaft të kënaqur dhe do të rrezatoni nga optimizmi që do të ndjeni, por mos harroni se ruajtja e ekuilibrit është e domosdoshme në këtë moment. Jeta juaj sentimentale është shumë interesante këtë javë. Një person me potencë do të tregoj interes për ju, por dhe shumë do të jenë ata të cilët do të marrin vendime serioze për të çuar më tej marrëdhënien e tyre. Pasioni, tendenca për kontroll absolut, por dhe serioziteti do të jenë karakteristikat e jetës sentimentale për këtë javë. Kujdes në biseda që mund të keni në ambientin miqësor, nuk është nevoja të dinë shumë gjëra për ju.

BINJAKËT

Shfrytëzoni në maksimum talentin që keni në komunikim, por me kujdes duke filtruar të dhënat që do të keni dhe duke mos marrë seriozisht çdo koment që mund të dëgjoni rreth vetes suaj. Ruani qetësinë në problemet apo çëshjtet familjare, që mund të shfaqen me Hënën e plotë në datën 19 të muajit dhe gjeni zgjidhje, edhe pse ato mund të duken të pazgjidhshme për momentin. Disa prej jush mund të bëni punime apo shpenzime lidhur me shtëpinë. Përsa i përket sferës profesionale shikoni me realitet dhe studioni mirë çdo lëvizje që do të doni të bëni. Gjeni mënyrën të largoheni nga rutina e përditshme përmes udhëtimeve të vogla, të cilat do t’ju bëjnë të ndiheni mjaft erotik. Jeta juaj sentimentale është mjaft premtuese në fund të javës, duke ju ofruar momente pasionante dhe takime me persona dinamikë.

GAFORRJA

Vlerësoni dhe shfrytëzoni shanset që do të paraqiten në sferën profesionale dhe merrni vendin që meritoni në jetën tuaj socio-profesionale. Kontakte dhe biseda me persona që do t’ju ndihmojnë do të keni gjatë kësaj jave. Tregohuni të kujdesshëm në fillim të javës, duke kaluar nga filtri ato që do të dëgjoni dhe jepini rëndësinë e duhur çështjeve profesionale dhe sentimentale, duke mos qenë të nxituar, por të matur dhe korrekt në fund të saj. Me Hënën e plotë do të ndjeni nevojën e një komunikimi të thellë me njerëzit tuaj dhe ndoshta aty disa prej jush do të konsatojnë se marrëdhëniet tuaja po kalojnë krizë apo të dashurit tuaj nuk po tregojnë kujdesin e duhur. Kujdes kur drejtoni automjetin.

LUANI

Probleme në portofolin tuaj dhe dhimbjekoke lidhur me çështjet financiare do të sjellë Hëna e plotë në shenjën e Virgjëreshës. Shmangni shpenzimet e tepërta, ruani ekuilibrin dhe mos hyni në peripeci financiare, duke përballuar detyrimet e shumta që mund të shfaqen në këtë periudhë. Ngjarje apo situata të paparashikuara do t’ju shkaktojnë ankth dhe stres, por mos harroni se është momenti të vendosni në zbatim projektet tuaja, duke hapur njëkohësisht rrugë të reja për të ardhmen. Momente plot pasion do të përjetoni me të dashurit tuaj në fund të javës dhe ndoshta do të bëni dhe një udhëtim që shumë kohë e kishit ëndërruar.

VIRGJËRESHA

Hëna e plotë në 19 shkurt zhvillohet në shenjën tuaj dhe ju do të jeni protagonistët e ndikimit të saj. Ndoshta do të ndjeni për pak nevojën të tërhiqeni dhe të mbylleni në vetvete me qëllim që të mblidhni forcat dhe të dilni fuqimisht përpara me projekte të reja, që do t’ju hapin rrugë në të ardhmen. Me qetësi dhe gjakftohtësi vendosni cilin doni të mbani pranë jush, duke bërë ndryshime të rëndësishme për të ardhmen. Guvernatori juaj Mërkuri hyn në aspekte dinamike gjatë gjthë javës prandaj duhet të jeni të kujdesshëm dhe vigjilent. Mos besoni çdo gjë që dëgjoni në fillim të javës, por shfrytëzoni shanset që paraqiten në fund të saj. Në fund të javës interesi juaj përqëndrohet në jetën sentimentale, duke ndjerë në mënyrë të theksuar nevojën për siguri.

PESHORJA

Hëna e plotë në shenjën e Virgjëreshës kërkon prej jush korrektësi në rutinën tuaj të përditshme, por dhe kujdes në çështjet që do të paraqiten në ambientin e punës duke u përpjekur për ruajtjen e ekuilibrit. Biseda dhe kontakte intime do të keni me persona, prej të cilëve do të kërkoni ndihmën e tyre dhe ata nuk do të refuzojnë t’jua japin.Në sferën profesionale përpjekjet tuaja do të shpërblehen me rezultate, ndërsa në jetën sentimentale marrëdhëniet do të kalojnë krizë gjatë kësaj jave. Shumë prej jush do të ankoheni se nuk merrni atë që ju takon në jetën personale dhe sentimentale. Është e përkohshme, shmangni keqkuptimet në fund të javës dhe ruani marrëdhëniet që ju interesojnë. Kujdesuni për shëndetin.

AKREPI

Është momenti të promovoni karrierën tuaj dhe planet apo projektet për rritjen e të ardhurave. Do të keni suksese të konsiderueshme në vijim, por dhe mbështetjen e njerëzve me pozitë apo të kolegëve dhe bashkëpuntorëve tuaj. Shmangni çdo investim gjatë kësaj jave dhe pranoni ftesat, por dhe sfidat që paraqiten. Takime dhe kontakte të rëndësishme do të keni në fund të javës. Jeta juaj sentimentale do të jetë mjaft interesante gjatë gjithë javës, por në fund të saj do të jetë plot pasion dhe dashuri. Shmangni zilinë dhe tendencat sunduese.

SHIGJETARI

Me Hënën e plotë në shenjën e Virgjëreshës vëmendja juaj kthehet në vlerësimin dhe krahasimin e çështjeve të ndryshme, që keni në sferën profesionale. Gjithsesi pavarësisht nga vështirësitë, do të arrini të ndjeni gëzim dhe të jeni optimist në lidhje me karrierën apo punën tuaj. Në fillim të javës ndjeshmëria e tepërt nuk do t’ju lejoj t’i shikon gjërat me kthjelltësi, por nga e mërkura dhe në vazhdim do të jeni më të favorizuar mjaft të shmangni ekzagjerimet dhe të jeni të kujdesshëm në bisedat me eprorët. Financat tuaja kërkojnë kujdes të vecantë, ndërsa jeta sentimentale premton shumë për ju që jeni në kërkim të dashurisë.

BRICJAPI

Gjatë kësaj jave do të paraqiten mjaft raste për bashkëpunime apo promovimin e karrierës suaj. Është e domosdoshme të mos nxitoheni, të vendosni pa studiuar mirë situatën dhe kushtet e bashkëpunimit, duke ju dhënë rëndësi të veçantë hollësirave. Gëzim dhe rezultate të mira do të keni nga ana e fëmijëve tuaj, ndërsa jeta sentimentale përshkruhet mjaft pozitive dhe interesante me Hënën e plotë në shenjën e Virgjëreshës. Financat tuja do të përmirësohen dhe një njohje plot pasion dhe emocione do të bëni në fund të javës. Kujdes gjatë drejtimit të makinës!

UJORI

Gjatë kësaj jave do të jeni kryesisht të përqëndruar në financat tuaja. Nuk do të mungojnë shanset për përmirësimin e tyre, ndërkohë që shpenzimet paralelisht do të jenë të rritura. Gjithsesi do të arrini të rregulloni detyrime, që deri tani ndoshta ju preokuponin.Të jeni të kujdesshëm ju që keni apo doni të bëni bashkëpunime financiare me të tjerët në fillim të javës, kryesisht deri të mërkurën. Kontakte me persona të rëndësishëm premton kjo javë, nga ndihma e të cilëve do të përfitoni. Mos u tregoni absolut në bisedime që do të bëni në rrethin tuaj social në fund të javës.

PESHQIT

Me Hënën e plotë përballë jush marrëdhëniet dhe bashkëpunimet do të dalin në sipërfaqe dhe do t’ju preokupojnë gjatë kësaj jave. Në fillim të javës do të ndiheni të ngatërruar dhe gjërat nuk mund t’i shikoni me qartësi, por shumë shpejt nga e mërkura dhe më pas do të kaloni në krijimin e bashkëpunimeve me interes dhe me qëllim kryesor rritjen e financave tuaja. Do të keni mjaft shanse për përmirësimin e financave dhe njëkohësisht do të keni mundësinë të realizoni me sukses shumë gjëra nga ato që dëshironi. Jeta juaj sentimentale do t’ju preokupojë gjatë gjithë javës, por në fillim të saj do të jeni shumë të ndjeshëm. Kujdes në premtimet që do t’ju japin dhe që ju do të jepni tek të tjerët. /revistawho.com