• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Horoskopi

Parashikimi i yjeve për javën 12 deri në 18 gusht

Vazhdojmë të kalojmë një periudhë pozitive, pasi dhe kjo javë do të jetë mjaft e mirë, me shanse dhe mundësi në të gjitha drejtimet. Në datën 15 zhvillohet Hëna  e plotë në shenjën e Ujorit dhe aspektet planetare krijojnë një atmosferë mjaft erotike. Dashuria, marrëdhëniet personale, si dhe çështjet ekonomike dalin në plan të parë. Është një periudhë e këndshme, por nuk do të mungojnë dhe ngjarjet që do të na mërzisin apo do të na shkaktojnë dhimbje. Mos harroni se do të ketë një lehtësim nga situatat e korrikut apo të periudhës të mëparshme. Hëna e plotë ndikon kryesisht përfaqësuesit e shenjës së Luanit, Ujorit, Demit dhe Akrepit, si dhe përfaqësuesit e shenjës së Dashit dhe Shigjetarit.

DASHI

Është një periudhë mjaft pozitive për jetën tuaj personale, të cilën nuk duhet ta lini pa shfrytëzuar dhe pa përfituar. Ju jepet mundësia të takoni dashurinë apo të kaloni momente unike me të dashurit tuaj. Gjatë kësaj jave jeta juaj personale, si dhe detyrimet e jetës së përditshme, do të jenë në plan të parë dhe si rezultat mund të komplikojnë pak situatën duke ju vështirësuar se ku duhet të jepni prioritet. Në rast se doni të bëni një investim, studioni mirë kushtet dhe situatën, pasi në këtë mënyrë do të gjeni me të vërtetë shansin për të cilin ja vlen të investoni.

DEMI

Është një javë e shkëlqyer për ju me ngjarje mjaft pozitive në shtëpinë tuaj si dhe në ambientin familjar në përgjithësi. Ndryshime në shtëpi, si dhe transferime do të keni gjatë kësaj periudhe, që ka si qëllim vetëm përmirësimin e kushteve dhe të jetesës suaj. Java është erotike, por nuk do të mungojnë shqetësimi dhe nervozizmi për çështje ekonomike apo personale, për të cilat do të gjeni dhe rrugën për zgjidhjen e tyre.

BINJAKËT

Vazhdon të jetë një periudhë mjaft pozitive për kontaktet tuaja, të cilave do t’ju lini dhe mbresa mjaft të mira. Periudha është mjaft erotike me raste dhe shanse unike për ju. Kujdesi juaj duhet të përqendrohet në qëndrimin sa më afër realitetit duke u përpjekur të jeni sa më objektiv. Ndoshta disa nga ju do të bëjnë një rishikim të marrëdhënieve personale, për të cilat vendimet do t’i merrni më vonë. Në fund të javës mos u shqetësoni nga situata e krijuar, përkundrazi përfitoni prej saj duke marrë informacionet që ju duhen.

GAFORRJA

Është një periudhë mjaft pozitive për financat tuaja, të cilën mund ta shfrytëzoni si doni, disa për të shpenzuar për veten apo arsye të tjera dhe disa të tjerë për të bërë një menaxhim më të mirë me qëllim të ardhmen. Gjithsesi nuk do të mungojnë shpenzimet duke pasur njëkohësisht mundësinë për rritjen e të ardhurave. Në fund të javës do të gjendeni mes shoqërisë dhe miqve, ku do të merrni dhe informacionet që dëshironi për projektet tuaja.

LUANI

Me Hënën e plotë përballë jush në lidhje të ngushtë me Venusin në shenjën tuaj keni mundësi dhe shanse unike në jetën tuaj personale, por dhe në krijimin e marrëdhënieve profesionale. Hëna e plotë është në maksimumin erotik dhe ndikon kryesisht ju të lindurit në dhjetëditëshin e tretë të shenjës. Në fushën profesionale do të ndjeni pak lodhje ju që nuk keni shkuar me pushime dhe njëkohësisht do të jeni në një lëvizje të vazhdueshme për plotësimin e planeve që keni lidhur me financat. Mos hyni në biseda të karakterit ekonomik në fund të javës.

VIRGJËRESHA

Do të kaloni një periudhë mjaft të mirë për sa i përket jetës suaj personale, private, apo intime, plot kontakte dhe biseda interesante. Disa prej jush mund të krijojnë një lidhje të fshehtë pasiononte, por jo afatgjatë. Ndërsa disa të tjerë do të kontaktoni persona me potencë, të cilët do t’ju ndihmojnë në zhvillimin dhe përparimin tuaj. Në fund të javës lajmet që do të keni nga ambienti i punës mund t’ju krijojnë shqetësime. Nuk është nevoja t’i merrni shumë parasysh, pasi objektiviteti mungon. Nga data 18 fillon për ju një periudhë e tensionuar dhe me nervozizëm të theksuar. Përvishuni punës dhe shmangni konfliktet.

PESHORJA

Vazhdon dhe për ju periudha të jetë pozitive duke ju ofruar shanse në karrierën tuaj, si dhe në kontaktet sociale që do të keni, të cilat do t’ju ndihmojnë veçanërisht në projektet dhe përparimin tuaj. Gjatë javës do të keni lajme dhe informacione mjaft të vlefshme për ju. Disa prej tyre duhet t’i ruani në intimitet dhe të përfitoni. Pretendimet si dhe projektet tuaja nuk duhet të jenë të ekzagjeruara dhe jashtë realitetit, me qellim që të shmangni dëshpërimin. Në fund të javës mos u mbështesni tek të tjerët për realizimin e projekteve tuaja. Java është erotike dhe krijon mundësi të njihni personin e dëshiruar në rrethin shoqëror.

AKREPI

Kjo javë premton rezultate mjaft të mira dhe përparim në biznesin apo karrierën tuaj. Shmangni komentet dhe thashethemet që vijnë si rezultat i zilisë se të tjerëve. Çështje familjare që ju preokupojnë mund të pezullohen për një periudhë të gjatë, por nuk ka arsye shqetësimi pasi do të marrin drejtim më vonë kur kushtet të jenë pjekur. Përfitoni nga informacionet apo idetë që do të keni në fund të javës.

SHIGJETARI

Është një periudhë e shkëlqyer për zhvillimin dhe përparimin tuaj. Është momenti të promovoni dhe të punoni për të ardhmen tuaj përmes informacioneve dhe kontakteve që do të keni me bashkëpunëtorë apo njerëz me potencë. Java krijon shanse unike dhe për jetën tuaj personale, gjatë të cilës do të kaloni bukur dhe do të organizoni një udhëtim të këndshëm. Shmangni ekzagjerimet dhe përpiquni të jeni sa më objektiv.

BRICJAPI

Gjatë kësaj jave do të plotësoni disa nga nevojat apo dëshirat tuaja, pasi vazhdon të jetë një periudhë mjaft  pozitive edhe për ju. Do të ndiheni të ripërtëritur nga ana psikologjike dhe do të realizoni mjaft tema që ju preokupojnë në jetën tuaj të përditshme. Financat tuaja janë duke kaluar një periudhë pozitive dhe në fund të javës paraqiten sfida për investime. Tregohuni të kujdesshëm, pasi ekziston mundësia të mos keni rezultatet e dëshiruara.

UJORI

Hëna e plotë në shenjën tuaj në datën 15 e bën atmosferën mjaft sentimentale dhe erotike, duke krijuar për ju kushte mjaft të mira dhe shanse unike për sa i përket marrëdhënieve personale dhe profesionale. Është momenti të dashuroheni apo të keni kontakte tetë a tetë me persona, të cilët do të kenë një interes të veçantë për ju. Në fund të javës mos lejoni të tjerët të ndërhyjnë në jetën tuaj, por shfrytëzoni situatën për të marrë informacionet e duhura.

PESHQIT

Zhvillim dhe përparim do të keni në karrierën tuaj, si dhe në marrëdhëniet qoftë personale apo profesionale. Jeta juaj e përditshme do të jetë e ngarkuar plot biseda, kontakte dhe detyrime të shtuara. Do të keni një nervozizëm të theksuar si pasojë e përpjekjes suaj për realizimin e gjithë kërkesave të punës apo të jetës së përditshme. Në fund të javës duhet të jeni të kujdesshëm gjatë komunikimit duke shmangur tensionet dhe keqkuptimet. Qëndroni afër realitetit dhe të jeni sa më objektiv. Nga data 18 mos ushtroni presion tek të tjerët dhe të mos jeni agresiv, pasi rreziku për të humbur aleatë dhe për të krijuar probleme në marrëdhëniet tuaja është i madh. /revistawho.com