• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Horoskopi

Parashikimi i yjeve për javën 11-18 shkurt

Java fillon me harmoni, me nevojë për qetësi dhe siguri, por në vazhdimin e saj situata bëhet shpërthyese, veçanërisht deri të enjten, me kujdes të veçantë në datën 13 të muajit. Shmangni nervozizmin, nxitimin, tregoni kujdes gjatë drejtimit të automjetit dhe përdorimit të veglave apo makinerive. Në planin socio-politik nuk përjashtohet mundësia të kemi acarime dhe situata shpërthyese, ndërsa në plan personal mosmarrëveshjet, konfliktet dhe divorcet nuk do të mungojnë. Situata ndryshon dhe bëhet më e ëmbël prej datës 16 deri në 18 të muajit, ku do të jemi më romantikë, më të dashuruar dhe do të ndjejmë nevojën për bamirësi, apo për të ndihmuar ata që kanë nevojë. Shfrytëzoni shanset që paraqiten në 17-19 shkurt dhe merrni vendime për çështje financiare apo sentimentale të dielën , asi të jeni të sigurt dhe të bindur për vendimet që keni marrë. Mërkuri kalon në shenjën e Peshqve, duke vështirësuar pak komunikimin objektiv, ndërsa nga data 14 Marsi kalon në shenjën e Demit, duke na pajisur me durim dhe këmbëngulje në realizimin e synimeve dhe projekteve tona.

DASHI

Kujdes të veçantë duhet të tregoni deri të enjten, sidomos ju të lindurit në ditët e fundit të shenjës, si në marrëdhëniet tuaja, duke mos shkaktuar konflikte dhe ashpërsimin e tyre me sjelljen tuaj, ashtu dhe gjatë drejtimit të automjetit apo përdorimit të veglave dhe makinerive të ndryshme. Shmangni nxitimin dhe mos humbisni kontrollin e situatës duke vepruar me ekzagjerim, i cili ju udhëheq në gjendje shpërthyese. Nga data 14 e muajit deri në fund të marsit duhet të menaxhoni më mirë financat tuaja dhe të mos bëni shpenzime të tepërta. Bisedime intime do të bëni të shtunën, ndërsa vendime lidhur me marrëdhëniet dhe biznesin apo karrierën tuaj do të merrni të dielën dhe të hënën (17, 18 shkurt).

DEMI

Ndërkohë që java fillon disi e qetë dhe me nevojë të theksuar për siguri në çdo drejtim, informacione që do të merrni lidhur me ju apo jetën tuaj personale, do t’ju prishin qetësinë. Ruani gjakftohtësinë dhe mos veproni me nxitim. Prej datës 14 të muajit, Marsi kalon në shenjën tuaj dhe do të qëndrojë aty deri në fund të marsit, duke ju bërë më të guximshëm dhe më këmbëngulës në realizimin e projekteve tuaja. Disa prej jush do të ndërmarrin iniciativa dhe veprimtari të reja, të cilat do t’i arrijnë me durim dhe sukses. Në fund të javës do të keni të dhëna të reja lidhur me biznesin apo punën tuaj, të cilat do t’i vlerësoni dhe do t’i shfrytëzoni për përmirësimin e tyre. Përsa i përket jetës suaj personale dhe sentimentale do të duhet të merrni vendime të dielën dhe të hënën (17, 18 shkurt). Ju që keni shumë vite me bashkëshortin/en tuaj mund të keni probleme apo konflikte gjatë kësaj periudhe, por mos u nxitoni të merrni vendime tani.

BINJAKËT

Ide, qëllime dhe projekte të reja do t’ju preokupojnë gjatë javës, të cilat mund t’ju shkaktojnë dhe një panik lidhur me realizimin e tyre. Ngarkesa apo barra që do të duhet të përballoni do të vazhdojë t’ju preokupojë për një farë kohe, prandaj tregoni durim dhe këmbëngulje pa stres dhe ankth. Të jeni të kujdesshëm në marrëdhëniet me miqtë duke shmangur keqkuptimet dhe konfliktet. Në fund të javës do të keni ndihmë dhe mbështetje nga një person i rëndësishëm. Shfrytëzoni shanset që do të paraqiten dhe merrni vendime lidhur me financat tuaja duke rregulluar detyrimet që kanë të bëjnë me tatimet, bankat apo pasurinë.

GAFORRJA

Gjatë kësaj jave dhe veçanërisht deri të enjten mund të lindin probleme në sferën profesionale, por dhe në familje, të cilat do të shkaktojnë një situatë shpërthyese dhe jashtë kontrollit. Të ruani gjakftohtësinë dhe të jeni të kujdesshëm ndaj aksidenteve, kryesisht ju të lindurit në ditët e fundit të shenjës. Nuk do të mungojnë dhe problemet në marrëdhënie, të cilat nuk përjashtohet mundësia të sjellin dhe divorc. Në biznes apo në punën tuaj do të keni rritje dhe zhvillim, por do të duhet që edhe ju të mundoheni dhe të përpiqeni pak më shumë. Një takim apo një dashuri të re, ndoshta me një person nga larg, do të keni në fund të javës. Bisedime, interesa të reja si dhe momente të bukura romantike dhe sentimentale do t’ju sjellin më afër me bashkëshortët gjatë fundjavës.

LUANI

Ndryshime që do t’ju ripërtërijnë do të keni prej kësaj jave. Një udhëtim për arsye pune, të cilin do ta kombinoni dhe me dëfrim apo momente të bukura me të dashurit tuaj do të bëjnë disa prej jush. Ndërkohë disa të tjerë do të kenë lajme të mira dhe të rëndësishme lidhur me perspektiva që hapen. Gjithsesi duhet të jeni të kujdesshëm gjatë drejtimit të makinës deri të enjten dhe të mos bëni gabime apo të nxitoheni në menaxhimin e çështjeve që do të paraqiten, kryesisht ju të lindurit në ditët e fundit të shenjës. Prej datës 14 dhe deri në fund të marsit do të jeni më energjikë dhe do të merrni iniciativa në biznes apo në punën tuaj, duke përballuar me sukses antagonizmin. Në fund të javës do të keni të ardhura financiare të kënaqshme prej punës, ose do të kaloni momente të bukura me kolegët. Merrni vendime dhe bëni një organizim më të mirë të punës dhe të rutinës së përditshme, duke u kujdesur më shumë për shëndetin.

VIRGJËRESHA

Është e domosdoshme deri të enjten të mos lejoni situatat të ndikojnë negativisht në psikologjinë tuaj, pasi ato mund të ndikojnë dhe në anën shëndetësore. Të jeni të përmbajtur dhe të jepni kohën e duhur për zgjidhjen e problemeve që mund të paraqiten. Prej 14 shkurtit dhe deri në fund të marsit, do të keni mundësinë të vendosni themelet për një të ardhme më të mirë, duke organizuar më mirë punën dhe duke këmbëngulur me durim në arritjen e qëllimeve tuaja. Disa prej jush do të bëjnë udhëtime, ndërsa të tjerë do të kenë interesa të reja dhe perspektiva në jetën e tyre. Fundi i javës është mjaft premtues për financat tuaja apo për jetën sentimentale, duke ju dhënë mundësinë të krijoni një lidhje serioze. Vendime për marrëdhëniet dhe jetën personale do të duhet të marrin disa prej jush në datën 17 dhe 18 të muajit. Hyni në dialog, që të zgjidhni gjërat që ju preokupojnë.

PESHORJA

Probleme apo konflikte të papritura do të shfaqen në marrëdhëniet apo bashkëpunimet tuaja, kryesisht tek ju të lindurit në ditët e fundit të shenjës. Tregohuni diplomatë dhe shmangni situatat shpërthyese që mund të shkaktojnë të tjerët. Përqëndrohuni në biznesin apo punën tuaj dhe tregoni talentet duke arritur të përmirësoni të ardhurat financiare. Mjaft erotikë do të ndiheni prej datës 14 të muajit dhe njëkohësisht mjaft kërkues ndaj të tjerëve. Fundi i javës premton zgjidhje në çështjet familjare, apo probleme të punës që ju preokupojnë. Nuk do të mungojë ndihma nga kolegët apo njerëzit e familjes. Disa prej jush do të kenë mundësinë të kalojnë bukur dhe të takohen me një person me të cilin do të hyjnë në një lidhje serioze.

AKREPI

Veçanërisht të kujdesshëm duhet të jeni deri të enjten në lëvizjet tuaja të përditshme me automjet apo ndaj konflikteve në ambientin e punës. Kujdesuni për shëndetin dhe mos harroni se keni nevojë të çlodheni. Prej datës 14 të muajit dhe deri në fund të marsit ruani marrëdhëniet dhe bashkëpunimet që ju interesojnë, pasi në këtë sferë do të shfaqen probleme dhe tendenca për konflikte. Fundi i javës është premtues si për jetën tuaj familjare ashtu dhe për financat. Njëkohësisht flirt, romantizëm dhe dashuri do të mbizotërojnë të shtunën dhe të dielën. Shfrytëzoni datat 17 dhe 18 për të kontaktuar njerëz të rëndësishëm, por mos harroni të kaloni në filtër informacionet që do të keni.

SHIGJETARI

Fati është vërtet me ju, por gjatë kësaj jave do të ndjeni një siguri më të madhe, diçka që do t’ju udhëheq në lojëra fati, në risk apo në shpenzime të tepërta në ditën e Shën Valentinit. Dëshira juaj për flirt dhe peripeci do të jetë e theksuar dhe mund të shkaktojë grindje apo konflikte me të dashurën tuaj. Disa prej jush do të kenë një takim të papritur që do të fillojë si flirt dhe mund të zhvillohet në marrëdhënie. Veçanërisht të kujdesshëm duhet të jeni ju të lindurit në ditët e fundit të shenjës. Prej 14 shkurtit deri në fund të marsit është momenti t’i përvisheni punës me durim dhe këmbëngulje, duke arritur në këtë mënyrë rezultatet e duhura. Disa prej jush gjatë kësaj periudhe mund të merren me ndryshime apo punime në ambientin e shtëpisë, ose mund të shkojnë në një shtëpi tjetër. Gjithsesi duhet në fund të javës dhe veçanërisht në datat 17, 18 të muajit, të merrni vendime për menaxhimin më të mirë të financave tuaja duke reduktuar shpenzimet e tepërta.

BRICJAPI

Kjo javë fillon disi mirë dhe premton shumë në lidhje me financat tuaja. Probleme dhe konflikte do të paraqiten në ambientin familjar apo fushën profesionale, kryesisht në datat 13 dhe 14 të muajit dhe veçanërisht për ju të lindurit në ditët e fundit të shenjës. Prej datës 14 shkurt dhe deri në fund të marsit fillon për ju një periudhë , gjatë të cilës do të jeni shumë krijues, do të keni dëshirë për flirt dhe dashuri, por do të kaloni dhe kohë me fëmijët tuaj duke bërë gjëra efektive. Fundi i javës është shumë premtues si për financat tuaja ashtu dhe për jetën sentimentale. Biseda dhe kontakte në një klimë të ëmbël dhe romantike do të keni në fund të javës. Në datat 17 dhe 18 të muajit ndoshta do të duhet të merrni disa vendime për jetën dhe marrëdhëniet tuaja.

UJORI

Fillon për ju një periudhë me shanse në sferën financiare, por kërkohet prej jush të jeni më realistë dhe më të programuar në menaxhimin e tyre. Një takim i papritur apo një udhëtim i vogël mund t’ju nxjerr jashtë programit deri të enjten. Mirë është të kontrolloni reagimet tuaja ndaj të tjerëve dhe të jeni të kujdesshëm gjatë udhëtimeve. Prej datës 14 shkurt dhe deri në fund të marsit ulni tonin e zërit dhe shtoni përpjekjet në sferën profesionale duke kanalizuar në këtë mënyrë në drejtimin e duhur energjinë që do të keni. Në jetën sentimentale nuk përjashtohet mundësia që një takim i papritur të jetë shkaku i fillimit të një dashurie. Mjaft premtues është fundi i javës për financat tuaja.

PESHQIT

Fillon për ju një periudhë gjatë së cilës do të jeni shumë të komunikueshëm me dëshirë për të shprehur dhe treguar planet dhe projektet tuaja, për të cilat do të gjeni njerëzit e duhur për realizimin e tyre. Do të merrni iniciativa dhe do të keni zhvillim mjaft të kënaqshëm në të gjitha sferat e jetës. Kjo javë është me shanse për financat tuaja, por deri të enjten mund të keni dhe shpenzime apo humbje, si rezultat i veprimeve të nxituara që do të bëni, prandaj tregohuni të kujdesshëm. Jeta juaj sentimentale do të jetë shumë interesante në fund të javës dhe disa prej jush mund të fillojnë një histori dashurie me një mik apo një person nga ambienti miqësor. Gjithsesi të gjithë ju do të keni mundësinë të kaloni një fundjavë të bukur dhe romantike. Prej 14 shkurtit dhe deri në fund të marsit jeta juaj e përditshme bëhet më intensive plot lëvizje dhe kontakte. /revistawho.com