• youuinsttaaffccbb
TEST
Horoskopi

Këto shenja të horoskopit janë ‘armiq’ të përbetuar të njëri-tjetrit

Jeta nuk do të ishte interesante nëse të gjithë njerëzit që hasim do të na donin. Padyshim që secili prej jush ka nevojë të ketë në jetë armiq, të cilët mbi të gjitha duhet t’ju shtyjnë të ecni përpara. Megjithatë nëse ju mendoni se jeni njeri paqësor dhe nuk keni armiq, horoskopi ju tregon të vërtetën. “Your Tangue” ju zbulon armikun e përbetuar të çdo shenje.

Dashi

Akrepin. Deshët urrejnë çdo person që gënjen dhe Akrepët janë mjeshtër të gënjeshtrave.

Demi

Binjakët. Binjakët janë shenjë e zymtë dhe shumë pesimistë. Ju nuk e duroni dot pavendosmërinë tyre.

Binjakët

Bricjapin. Ju nuk mund të rrini as një minutë me një person që mendon se i di të gjitha.

Gaforrja

Shigjetarin. Gaforret kanë afrimitet kundrejt të lindurve në shenjën e Shigjetarit, por këta të fundit jua shkatërrojnë gjithmonë ndjenjat.

Luani

Virgjëreshën. Luanët dhe Virgjëreshat do të kenë gjithmonë një luftë mes tyre që nuk dihet se nga buron.

Virgjëresha

Gaforrja. Ata janë shumë të hallakatur dhe juve ju acaron nervat kjo gjë.

Peshorja

Ujorin. Ju nuk do të pranonit kurrë një këshillë nga Ujorët. Ata janë njerëz me këmbë në tokë dhe nuk do jua bëjnë kurrë qejfin.

Akrepi

Peshorja. Ju gjithmonë mendoni se të lindurit në shenjën e Peshores mbajnë sekrete dhe kjo ju bën të jeni shumë dyshues.

Shigjetari

Demin. Ju nuk arrini të kuptoni se si një njeri mund të jetë kaq i mërzitshëm dhe dembel.

Bricjapi

Peshqit. Ju mendoni se Peshqit janë të padobishëm dhe nuk merrni asnjëherë parasysh mendimet e tyre.

Ujori

Luani. Ju e urreni faktin që ata dinë vetëm të mburren dhe të jenë në qendër të vëmendjes.

Peshqit

Demin. Ju e keni inat që dikush t’ju shqetësojë apo ngacmojë. Por për një dem kjo është gjëja që di të bëjë më mirë./revistawho.com

CLOSE
CLOSE