• youuinsttaaffccbb
TEST
Horoskopi

Jemi në muajin e Ujorëve, zbuloni karakteristikat e kësaj shenje të horoskopit

Që pas 20 janarit horoskopi ka kaluar në favor të shenjës së Ujorit. Të lindurit në këtë shenjë do të kenë mundësi që në muajin e tyre të arrijnë suksese që mezi i kanë pritur. Nëse shumë prej jush i kanë lënë vendimet për t’i marrë në këtë muaj, keni bërë zgjedhjen e duhur, pasi çdo gjë është në krahun tuaj.

Meqenëse jemi në muajin e Ujorit, për të gjithë ju që jeni të lindur në këtë shenjë, ose njihni dikë “Cosmopolitan” ju zbulon disa nga karakteristikat e tyre.

Personat e lindur në këtë shenjë janë mjaft inteligjentë. Ata duan të sigurojnë një të ardhme të shkëlqyer dhe gjithmonë kanë një plan në kokë. Përgjithësisht Ujorët janë shumë emocionalë, por preferojnë t’i mbajnë ato për vete. Ndonjëherë me tekat e tyre bëhen të vështirë për t’u kuptuar, megjithatë dinë shumë mirë të menaxhojnë çdo situatë. Të lindurit në këtë shenjë janë shumë dashamirës dhe përpiqen që të ndihmojnë të tjerët në çdo moment. Lumturia e të tjerëve i kënaq dhe nuk i bën aspak xhelozë.

Të famshmit që kanë lindur në këtë shenjë janë të shumtë dhe të gjithë mbahen mend për bëma të mëdha.

Abraham Lincoln

Wolfgang Amadeus Mozart

Galileo Galilei

Michael Jordan

Shakira

Jennifer Aniston./revistawho.com