• youuinsttaaffccbb
TEST
Horoskopi

Horoskopi / Si do të jetë dashuria këtë muaj. Demi dilni me dikë të tipit tuaj, Shigjetari përdorni joshjen për të arritur atë që doni…

Dashi

Ju do njiheni me dikë këtë muaj dhe do të filloni një aventurë romantike. Jeta juaj dashurore do marrë një kthesë të madhe për mirë. Marsi vjen në sektorin tuaj në 11 nëntor duke ju rritur interesin për të dalë me miqtë. Rasti më i mirë për të njohur dikë do të jetë në mbledhjet me shoqërinë, në zyrë ose në një event. Në datë 24 nëntor Jupiteri vjen në zonën tuaj të partneritetit gjë që do t’ju shtyjë ta vazhdoni një lidhje më tej.

Demi

Me planetin tuaj Afërdita, i cili vjen në sektorin tuaj në datë 11 nëntor, do filloni të pëlqeni dikë të cilin ju e keni refuzuar më parë. Dilni me dikë jo të tipit tuaj këtë muaj. Njihuni me njerëz të rinj më 19 nëntor kur Afërdita dhe Jupiteri bashkohen me njëri tjetrin. Nëse jeni në një lidhje, nga data 11 nëntor deri në 7 dhjetor do keni momente romantike me partnerin. Një udhëtim është i mundur.

Binjakët

Nëse jeni single këtë muaj mund të takoheni me dikë kur të dilni me shoqërinë. Nëse jeni në një lidhje do afroheni më shumë me partnerin tuaj. Hëna e re në 29 nëntor do t’ju inkurajojë t’i dedikoheni partnerit tuaj ose personit që ju pëlqeni.

Gaforrja

Marsi do shfaqet në sektorin tuaj të intimitetit për 6 javë duke ju rritur libidon. Do keni guximin të bëni hapin e parë në një lidhje. Me Afërditën në këndin tuaj nga 11 nëntori deri në 7 dhjetor, do njiheni me njerëz të rinj dhe të shfaqni pëlqim për ta, sidomos në 19 nëntor kur Afërdita të bashkohet me Neptunin. Një fundjavë romantike ose një dalje me dikë jo të tipit tuaj do rezultojë me sukses.

Luani

Marsi vjen në këndin tuaj më datë 8 duke ju sjellë aktivitete me partenrin në javët në vazhdim. Nëse jeni në një lidhje nga data 11 nëntor deri në 7 dhjetor do ndihmoni njëri tjetrin. Nëse jeni single një romancë në punë është e mundur.

Virgjëresha

Mërkuri dhe Dielli do bashkohen me Plutonin në zonën tuaj të dashurisë duke ju favorizuar biseda të thella me dikë të cilin ju interesoheni. Urani vjen në sektorin tuaj të intimitetit në 26 nëntor duke ju ndihmuar të ndani ndjenjat me dikë tjetër apo të kuptoni veten nëse jeni single. Nëse shpresoni për të takuar dikë, dilni dhe bëni qejf por mos harroni të doni veten përpara se të nisni një lidhje me dikë.

Peshorja

Planeti juaj kryesor do të jetë në këndin tuaj të mendimit dhe komunikimit deri në 11 nëntor duke ju bërë të shikoni të mirën tek njerëzit dhe t’i tregoni si ndiheni për ta. Ju do të keni më shumë dëshirë të rrini me familjen këtë muaj sesa të dilni me dikë. Do harroni të shkuarën dhe do hidhni hapa drejt të ardhmes.

 Akrepi

Do e kaloni kohën tuaj me të dashurin në një darke ideale. Me Diellin në shenjën tuaj deri më datë 21 do jetë koha kur ju do i kushtoni më shumë rëndësi vetes. Jeni single dhe kerkoni dashuri? Afërdita do vijë në shenjën tuaj në 11 nëntor duke ju sugjeruar të takoheni me dikë por data 19 duket më premtuese, falë bashkimit të Afërditës me Neptunin.

Shigjetari

Afërdita vjen në shenjën tuaj në 11 nëntor duke ju bërë magnet për njerëzit dhe duke ju rritur dëshirën për tu socializuar dhe për të bërë qejf. Mërkuri hyn në shenjën tuaj në 12 nëntor dhe ju ndihmon të shprehni veten. Përdorni joshjen tuaj për të marrë atë që doni në datë 15. Flirtimi është i favorizuar në 26, falë bashkimit të Mërkurit dhe Uranit. Do fokusoheni tek vetja kur Dielli të hyjë në Shigjetar në 21 nëntor.

Bricjapi

Planeti i Afërditës hyn në shenjën tuaj në 11 nëntor duke ju dhënë një dozë sharmi dhe socializimi. Duke u shoqëruar me njerëz të rinj do jetë periudhë fantastike për tu takuar me një person të ri nëse jeni single. Kur Afërdita të bashkohet me Plutonin obsesioni dhe xhelozia mund të bëhen problem.

Ujori

Do dilni me miqtë këtë muaj. Kur Afërdita  të bashkohet me Uranin do njiheni me dikë i cili i përket rrethit tuaj shoqëror. Me Marsin i cili bashkohet me Ujorin në 8 nëntor do jeni i motivuar për të shkuar pas asaj që doni. Kjo do të jetë një periudhë produktive për ju. Në 25 nëntor do bëni një sakrificë për të dashurin tuaj. Në 29 do ndryshoni mendim për dikë kur të zbuloni informacione të reja për këtë person.

Peshqit

Do fokusoheni tek lidhja juaj. Do kënaqeni me partnerin tuaj këtë muaj. Por nga ana tjetër të palidhurit mund të merziten pak sepse personi që ata pëlqejnë nuk do t’i kushtojë vëmendje. Ata do të jenë konfuzë nëse ju doni të krijoni një marrëdhënie me ta.