• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Horoskopi, Instant Articles, Lajme

Horoskopi për javën 27 janar – 2 shkurt

Në fillim të javës do të jemi mjaft të ndjeshëm nga ana sentimentale, emocionale dhe psikologjike, si rezultat mos bëni vlerësim realist të situatave duke u udhëhequr me lehtësi në gabime. Mirë është të jeni të kujdesshëm deri të enjten. Ndërkohë kjo periudhë dhe gjithë java është mjaft erotike. Në fund të javës situatat jo vetëm kthjelltësohen, por janë njëkohësisht në favorin tuaj duke ju dhënë zgjidhjet e duhura në çështjet që ju preokupojnë, mjaft që ju të mos qëndroni indiferent. Jeta personale dhe erotike si dhe çështjet financiare kanë tashmë baza reale, janë të realizueshme dhe me perspektiva në krahasim me fillimin e javës.

DASHI

Java ju ofron ndihmën që dëshironi për zgjidhjen e çështjeve që ju preokupojnë. Trajtoni me kujdes problemet duke u dhënë përmasat reale dhe përpiquni të ç’bllokoheni prej tyre.

DEMI

Miqtë janë pranë jush duke ju dhënë ndihmën e duhur dhe dashurinë që kërkoni. Java është shumë erotike dhe fundi i saj është shumë premtues për ju në të gjitha fushat. Biseda dhe kontakte esenciale do të keni për jetën personale dhe për zhvillimin dhe përparimin profesional.

BINJAKËT

Fillimi i javës ju gjen pak të shqetësuar dhe as vetë ju nuk e dini me se. Gjithësesi do të ndiheni të tensionuar apo nën presion në punë dhe në marrëdhëniet tuaja. Java është erotike dhe fundi i saj është mjaft favorizues duke ju ofruar ndihmën që kërkoni apo keni nevojë.

GAFORRJA

Shumë premtuese dhe optimiste do t’ju duket java deri të enjten dhe në fakt ju favorizon, por jo në masën që mendoni. Fundi i javës sjell persona të rinj në jetën tuaj, të cilët do t’ju preokupojnë seriozisht.

LUANI

Optimizmi dhe ambicia do t’ju karakterizoj gjatë javës, momente të cilat disa herë mund t’ju udhëheqin në risk. Të jeni të kujdesshëm deri të enjten dhe përfitoni në fund të javës për realizimin e planeve lidhur me biznesin apo  punën tuaj. Një takim erotik prej të cilit mund të ndiheni më mirë ju premton kjo javë.

VIRGJËRESHA

Në fillim të javës keni tendenca të bëni zgjedhje të gabuara, të cilat tani nuk i kuptoni, por më vonë do të ndiheni të zhgënjyer. Ndoshta disa nga ju e përjetojnë në këto momente këtë ndjenjë. Kujdes deri të enjten dhe në lëvizjet financiare që mund të bëni . Fundi i javës është shumë pozitiv për ju dhe për jetën sociale, e cila ju ofron mundësinë për një lidhje serioze dhe me perspektivë.

PESHORJA

Kujdesuni për shëndetin në pjesën e parë të javës dhe shmangni keqkuptimet që mund lindin me të afërmit apo njerëzit e rrethit tuaj. Fundi i javës ju ofron shanse për zgjidhjen e problemeve familjare që ju preokupojnë. Ndërkohë është një dyditësh mjaft i përshtatshëm për t’u qetësuar dhe për të mbushur bateritë për javën në vijim duke kaluar bukur me të dashurit tuaj.

AKREPI

Një periudhë mjaft erotike për ju shënon kjo javë, mjaft të mos i zmadhoni gjërat. Tregohuni të kujdesshëm në sferën financiare  deri të enjten dhe përfitoni nga fundi i javës në çdo drejtim qoftë erotik apo ekonomik.

SHIGJETARI

Të tensionuar do të jeni gjatë kësaj jave veçanërisht deri të enjten, duke gjetur zgjidhje për çështje që ju preokupojnë me punën apo shtëpinë tuaj. Kontrolloni sjelljen tuaj duke shmangur nervozizmin dhe mos u nxitoni se vetëm gabime mund të bëni. Aventurat dhe peripecitë nuk do të mungojnë, ndërsa fundi i javës sjell favorizim dhe të ardhura në financat tuaja.

BRICJAPI

Është momenti t’i jepni më shumë rëndësi jetës suaj personale dhe të merrni gëzim prej saj. Takime të këndshme, flirt dhe dashuri premton java dhe në fund të saj bëhet akoma më premtuese dhe favorizuese për ju dhe planet tuaja në çdo drejtim.

UJORI

Kujdes të veçantë kërkojnë financat tuaj duke qenë më të programuar dhe më të disiplinuar të paktën deri të enjten. Në fund të javës me ndihmën e miqve, të bashkëpuntorëve dhe me të dhënat apo informacionet që do të keni nga rrethi juaj social do të gjeni mënyrën të realizoni planet lidhur me punën apo pronën duke përmirësuar në këtë mënyrë dhe të ardhurat.

PESHQIT

Të bukur, të ndjeshëm dhe shumë erotik ju gjen kjo javë, duke tërhequr pothuajse të gjithë me kalimin tuaj. Është në dorën tuaj se si do të reagoni, por një gjë është e sigurt se të tjera gjëra kërkoni ju dhe të tjera kërkojnë të tjerët prej jush. Në fushën profesionale do të ndiheni të tensionuar, ndërsa në fund të javës do të kaloni bukur me miqtë, të cilët ju japin mundësinë të zgjeroni rrjetin social dhe të ndihmoheni prej tij./revistawho.com