• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Horoskopi, Instant Articles, Lajme

Horoskopi për javën 20-26 janar dhe hëna e re

Kjo javë është e pasur me aspekte astrologjike. Në datën 21 Dielli kalon në shenjën e Ujorit  dhe përgatit kushtet për ndryshime dhe vendime të karakterit politik, ndërsa në nivel personal dëshirë për liri  dhe ndryshime. Në 23, kalimi i Hënës nga shenja e Bricjapit aktivizon eklipsin e Hënës të datës 10 janar dhe nuk përjashtohet mundësia të kemi disa ngjarje të vështira, apo marrje vendimesh si në  fushën politiko – sociale ashtu dhe në atë personale. Në 24 janar Hëna e re në shenjën e Ujorit ndihmon për fillime të reja, të bazuara në ide origjinale dhe ndryshe nga të zakonshmet. Java ka karakter erotik, me takime të papritura dhe sentimentalizëm të tepruar. Në të njëjtën kohë do të na preokupojnë çështje financiare ku mundësia për të bërë lëvizje të gabuara është e madhe. Do të kemi tendencën, veçanërisht nga 25-28 janar, të bëjmë zgjedhje të gabuara në financat dhe në jetën erotike për të cilat mund të ndihemi të zhgënjyer. Jetoni erotizmin e ditëve pa bërë plane të mëdha për të ardhmen.

DASHI

Krijoni një programim të mirë dhe të saktë të planeve  dhe synimeve tuaja, duke kontaktuar persona të përshtatshëm që do të ndihmojnë në realizimin e tyre. Dëshira për rritjen e të ardhurave mund t’ju udhëheq në lëvizje të gabuara. Investimet që mund të  bëni nuk do të japin rezultatet e duhura ose mund t’ju nxjerrin jashtë planifikimit. Momente erotike intime premton java, ndoshta në një udhëtimin tuajin në fund të saj.

DEMI

Me Hënën e re në shenjën e Ujorit ju jepet mundësia të bëni ndryshimet që doni në fushën e karrierës duke sjellë një rinovim apo një drejtim të ri në të. Veproni me qetësinë që ju karakterizon në përgjithësi . Lajme dhe informacione të duhura, pozitive do të keni gjatë javës të cilat do të ndihmojnë në përparimin tuaj. Mos ngatërroni financat me miqtë apo miqësinë pasi nuk do të keni ndihmën e duhur, por as ata nuk do të jenë korrekt ne rast se ju i ndihmoni, nga 25 deri në 28 janar. Ndërkohë që kjo periudhë është mjaft erotike për ju, por me premtime të parealizueshme.

BINJAKËT

Hëna e re në shenjën miqësore për ju të Ujorit është mjaft premtuese dhe favorizuese për jetën tuaj në fushat kryesore të saj, personale dhe profesionale. Do të keni mbështetjen  ekonomike të bashkëpunëtorit apo të bashkëshortit tuaj në realizimin e atyre që doni të dëshironi. Është momenti të merrni vendime për ndryshime në programin e jetës të përditshme, por kërkohet njëkohësisht kujdes pasi është vështirë të shikoni gjërat në përmasa reale, keni tendencën t’i  zmadhoni  ato apo të mos dalloni thelbësoren. Kujdes në prapaskenat apo komentet në ambientin e punës nga 25 deri në 28 janar. Ndoshta dikush do të marrë për vete lavdinë që ju takon, tregohuni vendin e duhur me takt. Në të njëjtën kohë gjatë këtyre ditëve kujdes në marrëdhëniet apo bashkëpunimet pasi premtimet që do të jepen nuk do të realizohen. Ndikoheni veçanërisht ju të lindurit nga data 5 deri  8 maj.

   

GAFORRJA

Disa nga problemet apo çështjet tuaja këtë javë do të marrin drejtim përfundimtar. Është mirë të bëni një riorganizim pasi me organizimin dhe metodat e deri tanishme nuk mund të përparoni. Do të keni mundësinë të ringjalleni shpirtërisht dhe të bëni fillime të reja në sferën ekonomike apo një rinovim të financave tuaja përmes mundësive që paraqiten. Përmes takimeve dhe kontakteve të bukura dhe të nxehta me bashkëpuntorët  dhe të dashurit tuaj  do të gjeni zgjidhje për problemet tuaja. Ndryshime në punë apo në shtëpi do të keni në fund të javës, ndërkohë që kërkohet të jeni të kujdesshëm gjatë periudhës 25 deri në 28 janar pasi gabimet mund t’ju kushtojnë. Periudha karakterizohet erotike dhe me romantizëm të theksuar, përjetoni momentin dhe kaloni bukur.

LUANI

Hëna e re përballë jush vendos theksin në marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja. Ndoshta do të jeni më të preokupuar me ato që kanë të bëjnë me fushën profesionale. Mjaft nga problemet tuaja mund t’i zgjidhni duke vendosur gjërat më në fund në një bazë të re. Përmes një takimi interesant, ku përveç diskutimeve të punës, do të flirtoni dhe do të filloni një histori dashurie në fund të javës. Shmangni  pretendimet e tepruara në nevojat financiare si dhe shpenzimet e tepërta, veçanërisht nga 25 deri në 28 janar.

VIRGJËRESHA

Theksin në punë dhe në jetën tuaj të përditëshme vendos kjo javë. Përfitoni nga favorizimi që do të keni si në fushën profesionale ashtu dhe në jetën tuaj personale. Ju që jeni në kërkim të një pune tani është momenti të bëni një fillim të ri. Takime të papritura si dhe ndryshime do të keni në fund të javës. Mos u jepni situatave dimensione që nuk egzistojnë, qëndroni sa më afër realitetit, veçanërisht ju të lindurit rreth datave nga 8 deri 10 shtator. Disa do të përjetoni një dashuri që në mendjen tuaj do të jetë ideale dhe disa të tjerë do të zhgënjeheni. Probleme mund të dalin dhe në ambientin familjar të cilat duhet t’i zgjidhni me takt pa i zmadhuar.

PESHORJA

Hëna e re në 24 janar krijon kushtet për fillime të reja në jetën tuaj personale dhe erotike. Periudha në vijim ndihmon njëkohësisht veprimtarinë tuaj krijuese. Nuk do të mungoj ndihma nga të dashurit në realizimin e ëndrrave tuaja. Kujdes në vendimet që do të merrni , në shumë raste nuk do të keni mundësi korrigjimi. Java premton shumë për marrëdhëniet tuaja erotike dhe sentimentale. Kujdes nga 25 deri në 28 janar duke shmangur keqkuptimet dhe gabime që mund t’i paguani me gjoba. Sa për investimet mirë është të veproni pas datës 28.

AKREPI

Hëna e re në 24 janar sjell ndryshime dhe fillime të reja në familje dhe në shtëpinë tuaj, veçanërisht për ju të lindurit në dhjetëditëshin e parë të shenjës, madje disa do të kenë dhe ndryshim vendbanimi. Në disa raste do të dalin çështje të papritura që do kërkojnë marrje vendimesh nga ana juaj. Ndërsa ju që keni çështje pronash mund t‘i zgjidhni dhe të përfitoni prej tyre. Kujdes në riskun financiar nga 25 deri në 28 janar megjithëse ju dini t’i sillni gjërat në favorin tuaj.

SHIGJETARI

Në lëvizje të vazhdueshme dhe mjaft të komunikueshëm për realizimin e qëllimeve financiare, disa prej të cilave do t’i realizoni me sukses,  ju gjen kjo javë. Financat tuaja përmirësohen duke reflektuar pozitivisht dhe në mënyrën tuaj të jetesës apo në kushtet e biznesit. Për sa i përket jetës personale do të ndiheni “gjuetar “ me dëshirë për flirt dhe peripeci. Zgjidhni me qetësi problemet që mund të shfaqen në ambientin familjar nga 25 deri në 28 janar. Qëndroni sa më afër realitetit duke shmangur idealizimin e situatave, ju të lindurit rreth datave 7 deri në 10 dhjetor.

BRICJAPI

Është momenti të preokupoheni me financat duke bërë një fillim të ri apo një riorganizim të situatës egzistuese. Përfitoni nga shanset që do të paraqiten por është e domosdoshme të hetoni situatën, të shikoni detajet përpara se të vendosni dhe të firmosni. Kujdes rreth datave 25 deri në 28 janar, mundësia për gabime apo vlerësimi jo i drejtë i situatës karakterizojnë periudhën, ndërkohë që mund të ndjeni presion prej të tjerëve. Java ka dhurata për ju në fund të saj duke ju ofruar, bonus, shpërblime, takime të bukura dhe dashuri.

UJORI

Hëna e re në shenjën tuaj në 24 janar krijon kushte për fillime të reja gjatë periudhës në vijim. Një fazë e re rinovimi me ndryshime, që ndoshta i kishit programuar më përpara, fillon tani. Për disa mund të dalin probleme në familje për të cilat do të gjeni zgjidhje në fund të javës, ku do të keni takime me miq dhe të dashur. Disa të tjerë do të japin fund një marrëdhënieje që nuk ecën siç dëshirojnë. Shmangni egzagjerimet në fund të javës dhe bëni një planifikim të mirë të financave në varësi të planeve që keni.

PESHQIT

Është momenti të merrni vendime për fillime të reja, të cilat për momentin jeni duke i përpunuar. Kontakte dhe takime të bukura me miq si dhe ndihmë nga ana e tyre do të keni gjatë javës. Nuk do të mungojnë takime intime apo prapaskena të cilat duhet t’i trajtoni me maestri. Mos hyni në kontradiktë me eprorët, por zgjidhni me takt problemet që mund të lindin. Periudha është shumë erotike për ju dhe ju do ta përjetoni me romantizëm dhe idealizim të tepruar. Dëshira për të dhënë dhe mundësia për të marrë do të jenë të theksuara dhe të realizueshme për momentin, por me dyshime për perspektivën dhe të ardhmen./revistawho.com