Dashi – Do jetë një javë e mbushur me ngjarje planetare, që do të thotë se ka mjaft hapësirë për ju Dashë ambiciozë që të shpërtheni dhe të shfrytëzoni sa më shumë lirinë. Është koha të hiqni dorë nga ngarkesat personale të panevojshme.
Demi – Disa nga planetet tuaj janë në një gjendje shpirtërore luftarake. Jeni duke lëvizur me shpejtësi përmes një grupi të trazuar dhe të stuhishëm të rreshtimeve hënore. Me këto kushte astrologjike duhet të jeni të gatshëm të shfrytëzoni një shans.
Binjakët – Një derë mbyllet, dhe një tjetër hapet. Shumë shpejt Mërkuri, planeti juaj sundues takohet me Plutonin. Jini të përgatitur për ëndrra dhe vizione që do t’ju tregojnë sesi do të jetë jeta. Shmangni mendimet për të kaluarën.
Gaforrja – Venusi është ende ndër planetët më të fortë në ndikimin tuaj, një faktor i cili është kryesisht përgjegjës për fatin tuaj. Çelësi i kësaj periudhe duhet të gjendet në mbështetjen dhe inkurajimin që merrni nga partnerët e ngushtë.
Luani – Tani që planetët janë duke adoptuar një pozicion sfidues, një konfrontim është ndoshta i pashmangshëm. Sidoqoftë, këshillohet të shmangni konfliktet. Nëse nuk nxirrni ankesa të gjithë do të fitojnë dhe ju do të dilni shumë më i mençur.
Virgjëresha – Planetet tuaj janë në paqe. Një marrëdhënie midis Mërkurit dhe Uranit ju bën të ndiheni më mirë, pavarësisht nga fakti se disa bashkëpunëtorë mund të nxisin çështje që nuk janë puna e tyre. Do të gjeni disa ide interesante.
Peshorja – Keni pasur probleme në punë, por yjet këtë javë që vjen nuk mund të ishin më mirë. Sa i përket çështjeve të familjes dhe shtëpisë, e premtja dhe e shtuna janë ditët për t’u marrë me detyra të rëndësishme.
Akrepi – Dielli, Marsi dhe Plutoni janë ende të lidhur me njëri-tjetrin, një lidhje impulsive që ngurron të bëjë kompromis. Hiqni disa ngarkesa nga vetja juaj, por mos kafshoni më shumë sesa mund të përtypni nëse nuk jeni gati për pasojat.
Shigjetari – Puna nuk është e lehtë për momentin. Një sfidë mund të jetë në të vërtetë karakter-formues. Mund të mbingarkoheni shumë ose të vuani nga inati i bashkëpunëtorëve. Nga ana tjetër, keni një shumë të madhe për të fituar nëse ndiqni ambiciet tuaja.
Bricjapi – Jeta po përmirësohet, pak nga pak. Është koha më e mirë për të trajtuar çështje të brendshme familjare. Përveç kësaj, anëtarët e familjes mund t’ju japin një shans për të marrë ca kohë pushim.
Ujori – Disa prej jush do të nxitohen nga një vorbull emocionale ose shoqërore. Të tjerët do të marrin guximin për të zbuluar disa të vërteta në shtëpi. Bëni kompromis mbi detajet, por jo mbi parimet tuaja.
Peshqit – Dielli është në përputhje me një pjesë të horoskopit tuaj të lidhur me punën dhe shëndetin. Do të lodheni, prandaj sigurohuni që të merrni kohë të mjaftueshme pushimi. Mos lejoni që të tjerët t’ju detyrojnë të bëni atë që nuk doni. Gjeni kohë për veten tuaj!