• youuinsttaaffccbb
TEST
Horoskopi

Horoskopi javor/ Ndryshimet që ju presin në bazë të shenjës suaj

Mesazhi i kësaj jave nga yjet: Është në rregull të jesh vetëm. Kjo javë i kushtohet mendimit, stabilitetit, por edhe ndryshimeve. Mbani mend këtë javë që ndonëse mund të jeni të gatshëm për të folur, të tjerët mund të mos jenë gati t’ju dëgjojnë. Por në fundjavë bashkimi i Venusit me Saturnin do na ndihmojë t’i rikthehemi njëri-tjetrit.

Dashi – Ju mungojnë miqtë? Këtë javë do ribashkoheni me ta dhe do kuptoni se të gjithë ndryshojnë e nuk është faji i askujt.

Demi – Këtë javë do merreni me qëllimet në karrierën tuaj. Nuk do jeni rehat me ndryshimet në bashkëpunime, por bashkimi i Venusit me Saturnin do t’ju bëjë të keni sukses.

Binjakët – Këtë javë duhet të gjeni shërimin duke gjetur balancën mes mendjes, trupit dhe shpirtit tuaj. Bashkimi i Venusit me Saturnin do t’ju motivojë të merrni një mësim që do t’ju bëjë më të mirë.

Gaforrja – Flisni vetëm me njerëzit që i besoni. Do motivoheni të gjeni fuqinë e brendshme dhe vetëbesimin. Bashkimi i Venusit dhe Saturnit do t’ju bëjë të ndiheni seksi.

Luani – Këtë javë lidhu më shumë me njerëzit, krijo më shumë besim dhe ndjeshmëri. Bashkimi i Venusit dhe Saturnit do t’ju frymëzojë t’i kërkoni partnerit çfarë dëshironi në lidhjen tuaj.

Virgjëresha – Fokusohu tek detajet, bëhu më i shkathët. Bëj një plan, por ji dhe spontan në të njëjtën kohë. Është koha të jeni të organizuar, me këmbë në tokë dhe të fokusuar.

Peshorja – Është koha të flasësh, të shprehësh një dëshirë, një shpresë, një frikë. Thuaje çfarë do që të thuash. Kurajo dhe vetëbesim do keni këtë javë.

Akrepi – Flisni me miqtë tuaj për besimin dhe mos vendosni gjithmonë barriera. Bashkimi i Venusit dhe Saturnit do t’ju bëjë të harmonizoni marrëdhëniet në familje.

Shigjetari – Vini re detajet, edhe gjërat e vogla mund të bëjnë punë për të arritur të mëdhajat. Do jeni kuriozë, do bëni pyetje dhe do merrni informacione të reja këtë javë. Fol dhe dëgjo me kujdes.

Bricjapi – Do gjeni çelësin për të qenë me vetëbesim dhe të sigurtë. Rishikoni shoqëritë tuaja dhe mënyrën sesa i besoni të tjerëve. Do gjeni lirinë financiare dhe sigurinë.

Ujori – Është koha juaj për të marrë çfarë meritoni, sigurinë emocionale. Do rishikoni marrëdhëniet tuaja me familjes, kolegët dhe partnerët. Bashkimi i Venusit dhe Saturnit do t’ju bëjë të gjeni lidhjen që meritoni.

Peshqit – Komunikoni drejt dhe direkt për qëllimin tuaj. Do lini pas gjërat pa vlerë dhe do mbani ato që ju duhen. Bashkimi i Venusit me Saturnin do t’ju bëjë të mësoni gjëra të reja për të arritur sukses.