• youuinsttaaffccbb
TEST
Horoskopi

Horoskopi javor/ Mbaron Mërkuri retrogradë dhe ja ç’na pret

Moto e kësaj jave është: Shiko punën tënde! Të mërkurën Saturni dhe Urani formojnë një kënd të vështirë që na rikujton: Nëse nuk ka të bëjë me ty, mos u përfshi. Ndërkohë të enjten nis sezoni i Peshqve që na ndihmon të jemi më kreativë, më të afërt, të falim dhe të kërkojmë falje. Gjithashtu Mërkuri retrogradë mbaron të shtunën.

Dashi – Tregoji vlerat e tua. Saturni dhe Urani do të ndihmojnë të jeni më të informuar në politikë dhe në shoqëri. Kjo do të jetë një javë ku do kujdeseni për veten e do përkëdhelni veten. Nga e shtuna do ribashkoheni me miqtë.

Demi – A mund të gjesh siguri në ndryshime? Këtë javë do ecni midis qëndrimit ku jeni dhe progresit. Por kjo do të jetë java më sociale. Me mbarimin e Mërkurit retrogradë do qartësoni keqkuptimet profesionale dhe do zgjidhni me aftësitë tuaja problemet.

Binjakët – Këtë javë do hiqni dorë nga një mënyrë e të menduarit për t’i hapur vend ndryshimeve. Në karrierë prisni lajme të mira. Ndiqni intuitën për rezultate të shkëlqyera. Kur Mërkuri retrogradë të mbarojë do zbatoni gjithçka çfarë keni mësuar për integritet.

Gaforrja – Zgjeroje rrethin e miqve, hape zemrën me miq të rinj. Eksploro dhe ndiq intuitën. Mërkuri retrogradë do t’ju ndihmojë të ndani një sekret me dikë që duhet ta dijë.

Luani – Përpjekjet e tua do rishikohen me një sy më kritik. Por sezoni i Peshqve të inspiron të shohësh më thellë fantazive të tua. Mbarimi i Mërkurit Retrogradë do t’ju frymëzojë për më shumë kompromis, mirëkuptim dhe zgjidhje të konflikteve.

Virgjëresha – Këtë javë duhet ta shikoni situatën tuaj me detaje. Kjo është edhe një javë romantike dhe në këtë periudhë do t’ju pëlqejë e kundërta. Me mbarimin e Mërkurit Retrogradë do ndiheni më mirë fizikisht.

Peshorja – Mund të mos ndiheni rehat, por të hapesh me dikë është e nevojshme. Këtë javë do jeni me këmbë në tokë dhe do qartësoheni për shumë gjëra. Pasi Mërkuri retrogradë të mbarojë do t’ju ndihmojë të riktheheni në formë.

Akrepi – Këtë javë duhet të keni kurajon të kërkoni çfarë doni, qoftë edhe siguri emocionale. Vetëbesimi do rritet dhe kreativiteti gjithashtu.Me mbarimin e Mërkurit retrogradë do ndiheni më të sigurtë.

Shigjetari – Fokusohu! Kushtoji vëmendje detajeve! Këtë javë planetet do t’ju ndihmojnë të gjeni njerëz dhe vende që do t’ju hapin siguri emocionale. Me mbarimin e Mërkurit retrogradë ajri do pastrohet dhe bisedat do qartësohen.

Bricjapi – Me qëndrueshmëri dhe këmbëngulje do i përballoni shqetësimet këtë javë. Sezoni i Peshqve do t’ju ndihmojë me aftësitë në komunikim dhe dëgjim. Ndërsa me mbarimin e Mërkurit retrogradë marrëdhënia me paratë do përmirësohet.

Ujori – Këtë javë kërko çfarë do, çfarë meriton dhe çfarë ke nevojë! Kënaqësi dhe të ardhura premton kjo javë. Nga e shtuna me mbarimin e Mërkurit Retrogradë do rikthehet komunikimi i qartë dhe aftësitë tuaja.

Peshqit – Për t’u shëruar duhet të flasësh! Thuaje ç’ke për të thënë këtë javë! Universi këtë javë i ka prioritet ëndrrat e tua. Për më tepër të shtunën Mërkuri retrogradë mbaron dhe ju presin fillime të reja të lumtura.