Dashi – Është koha të ngjiteni vetëm lart. Gjatë dy javëve të ardhshme do t’ju paraqitet një mundësi për të arritur një qëllim. Mund të jetë diçka që ka të bëjë me punën, por edhe me dashurinë.
Demi – Këtë javë ju duhet të merrni përsipër sfida duke shijuar mundësinë për të fituar përvojë të re. Nëse po planifikoni një festë, bëjeni.
Binjakët – Do të zbuloni talentet e fshehura të biznesit dhe me idetë tuaja mund të fitoni shumë shpejt. emocional për të paguar, prandaj kujdes.
Gaforrja – Mos mendoni të luftoni me partnerët këtë javë. Duhet të qëndroni larg grindjeve. Në fund ata do t’ju fitojnë përmes sharmit dhe lajkave.
Luani – Qëllimi për këtë javë është të punosh shumë, t’i shërbesh miqve dhe të bësh botën një vend më të mirë, por të mos e lejosh veten të shfrytëzohesh.
Virgjëresha – Nëse jeni duke u argëtuar, përpiquni ta mbani për aq kohë sa mundeni. Dhe, nëse jeni në punë, lehtësoni ngarkesën duke prezantuar sa më shumë ide kreative.
Peshorja – Duhet të bëni disa zgjedhje të ekuilibruara. Nëse ndjeni se gjërat po ndryshojnë mos u trembni sepse është koha për përmirësime dhe do të ndiheni pak të pasigurt.
Akrepi – Mos lejoni askënd t’ju shtyjë në një qoshe. Ju duhet të merrni vendimet tuaja pavarësisht nga mendimet e të tjerëve. Ky është një moment ideal për intervistat për punë.
Shigjetari – Keni kaluar nëpër ngatërresa, dhe nuk duhet të përjetoni të njëjtën gjë tani. Të gjitha do të jenë mirë nëse jeni plotësisht i sinqertë dhe i hapur.
Bricjapi – Tani po i afroheni një udhëkryqi të madh dhe punët tuaja personale mund të mos jenë më kurrë të njëjtat. Keni shansin për të ndryshuar. E tëra që ju nevojitet është vetëbesim dhe pak guxim.
Ujori – Mos u ngatërroni në shumë komplote dhe thashetheme. Do të keni një javë përrallore, por çdo thashethem mund të kthehet tek ju. Do të ndihmoni të tjerët këtë javë.
Peshqit – Në punë, suksesi varet nga sa mirë punoni si pjesë e një ekipi dhe se sa mirë shkoni me kolegët. Në dashuri, shoqëria duhet të jetë përparësia juaj e parë, kështu që pasioni mund të lihet për një ditë tjetër.