• youuinsttaaffccbb
TEST
Horoskopi

Horoskopi ditor/ Qëndroni me këmbë në tokë! Kjo shenjë mund të zhgënjehet

Dashi – Sot mendimet duhet t’i mbani për vete. Nuk ka kuptim të gjykosh vetveten ose të kritikosh njerëzit e tjerë sipas asaj që ka ndodhur në të kaluarën. Jeto të tashmen.

Demi – Sot duhet të jeni aventurierë. Vëmendja do të jetë tek çështjet ligjore, udhëtimi dhe arsimi. Në të gjitha këto çështje duhet të vini re shumë detajisht situatën tuaj dhe të vendosni t’u ofroni të tjerëve një dorë ndihme.

Binjakët – Sot nuk duhet të hutoheni nga fakti që paratë duket të jenë kaq të rëndësishme. Çështja jetike tani janë vlerat e tua dhe gjykimet që bëni si mbi veten, ashtu edhe për njerëzit e tjerë. Mundohuni të jeni të vetëdijshëm për mënyrat se si kjo po formon marrëdhëniet tuaja.

Gaforrja – Duket do ndezni flakët e një debati ose mosmarrëveshje të vjetër. Nëse shkoni përpara apo jo është zgjedhja juaj, por mund të jetë e vlefshme të shikoni pasojat e mundshme para se të bëni një hap.

Luani – Po hyni në sferat e imagjinatës dhe misterit që ju çojnë më tej në ëndrrat tuaja. Kini kujdes nga konfuzioni. Shijoni fantazitë tuaja, por kujdesuni dhe për punën.

Virgjëresha – Do gjeni suksesin që meritoni. Ka njëqind e një mënyra për të zhvilluar potencialin tuaj krijues të pashfrytëzuar, kështu që vazhdoni përpara.

Peshorja – Është e pamundur të thuash nëse është shtëpia dhe jeta familjare apo ambiciet profesionale që kërkojnë më shumë vëmendje. E vetmja gjë që është e sigurt është se 24 orë në ditë nuk janë të mjaftueshme për t’u marrë me gjithçka.

Akrepi – Çfarëdo që të bëni, zgjidhni një rrugë aventure. Mos rrezikoni, por zbuloni zona të panjohura për ju. Një lidhje jashtë shtetit, mbase nga e kaluara, do të marrë një rëndësi.

Shigjetari – Financat tuaja janë të lidhura me njerëzit e tjerë dhe pasojat tani duket të jenë të dyfishta. Veprimet tuaja do të kenë një efekt tek njerëzit e tjerë. Mund të ketë disa zhvillime që janë jashtë kontrollit tuaj.

Bricjapi – Sot do të jeni disi të ngatërruar, për shkak se po hapen mundësi të reja. Gjëja më e mirë që mund të bëni është të jeni sa më të adaptueshëm që të jetë e mundur.

Ujori – Është koha për të marrë veten në dorë, sigurohuni që të relaksoheni mjaftueshëm dhe që po ushqeheni mirë. Bëni ushtrime për t’u kthyer në formë për të ardhmen.

Peshqit – Diçka po ju trazon në shpirt dhe do jeni romantikë. Gjithmonë mbani mend se në kohë të tilla rrezikoni të zhgënjeheni kështu që mbani të paktën njërën këmbë në tokë!