Dashi – Mund të bëni një udhëtim të shkurtër pune. Prisni një shpërblim për suksesin tuaj. Respekt për ju do të rritet. Do dëgjoni lajme të mira nga të afërmit. Beqarët mund të marrin një hap më shumë për tu lidhur.
Demi – Sot është një ditë e mirë dhe mençuria do t’ju ndihmojë të kaloni situata të vështira. Prestigji juaj do rritet dhe do jepni mendime të vyera njerëzve rreth jush. Me partnerin do keni këndvështrime të ndryshme.
Binjakët – Sot do ndiheni të lodhur dhe kjo do ndikojë në rutinën e ditës suaj. Këshillohet të ngisni me kujdes makinën dhe të mos bëni aventura. Mos shpenzoni për gjëra pavlerë sepse do të ndikojë tek financat tuaja.
Gaforrja – Sot do ndiheni të lumtur dhe do përfitoni nga investimet që keni bërë. Madje dhe humbjet do kthehen në fitime. Do planifikoni të investoni për të ardhmen tuaj dhe të fëmijëve. Gjithashtu do shijoni harmoninë familjare.
Luani – Sot do doni të shkëputeni nga përgjegjësit që ju kanë dhënë. Kujdes mos harxhoni para për gjëra pa vlerë dhe mbani një sy hapur për kundërshtarët. Këshillohet të lexoni me kujdes dokumentat para se të firmosni.
Virgjëresha – Sot do jeni shumë të duruar dhe të fokusuar ndaj punës. Do kaloni kohë me njerëzit tuaj të dashur dhe do shijoni harmoninë familjare.
Peshorja – Sot do ndihmoni njerëzit rreth jush. Do arrini sukses në projektet tuaja dhe do ja dilni edhe në situata të paparashikuara. Studentët do t’i futen me kokë studimeve.
Akrepi – Sot do ndiheni të lumtur dhe do ta shpërndani këtë dashuri edhe me të tjerët. Do keni harmoni në familje dhe do kaloni çaste romantike me partnerin/en. Familja do t’ju ndihmojë dhe do keni ide të reja në biznesin ose punën tuaj.
Shigjetari – Sot mund të ndiheni të lodhur dhe paksa të frikësuar për të ardhmen. Nuk do i besoni askujt. Këshillohet të meditoni për të kaluar këtë situatë. Me ndihmën e njerëzve të dashur mund ta kapërceni këtë situatë.
Bricjapi – Sot do të ndiheni të lumtur dhe do keni durim të cilin do ta përdorni në çdo aspekt. Do performoni mirë në punë dhe do shpërbleheni. Problemet me familjen do zgjidhen. Ata që po kërkojnë punë mund ta gjejnë një të tillë.
Ujori – Sot do keni emocione të përziera. Këshillohet të mos prisni shumë nga të tjerët sepse mund të mbeteni të zhgënjyer. Sot do eksploroni dhe analizoni vetveten. Pas kësaj do ndiheni me vetëbesim dhe do pranoni sfidat.
Peshqit – Sot do do bëni plane për një ndryshim. Këshillohet të shtyni planet për emigruar sepse nuk është koha e duhur.