Dashi – Është një kohë e shkëlqyer për udhëtime në një pjesë tjetër të vendit. Për fat të mirë, Mërkuri, sundimtari i udhëtimeve të shkurtra, ende ju inkurajon të kënaqeni më shumë.
Demi – Jeni në konflikt mes dy dëshirave: Njëra ka fakte, tjetra është në imagjinatën tënde. Një dilemë e tillë tregon që gjëja më e mirë që mund të bëni është të tregoni kujdes.
Binjakët – Këto kohë keni qenë në ajër, por sot merr një kthesë. Do zbuloni një të vërtetë dhe duket se do të dalë shumë më e çuditshme sesa e kishit imagjinuar.
Gaforrja – Megjithëse do kaloni momente të vështira, partnerët do t’ju ofrojnë ndihmë dhe mbrojtje. Sot një mister do të intensifikohet, ndoshta duke turbulluar vizionin tuaj dhe duke errësuar faktet.
Luani – Nuk do arrini dot të bini dakord ose të bëni kompromis me njerëz që kanë pikëpamje të kundërta. Ky qëndrim kokëfortë mund të mos jetë me vend sot.
Virgjëresha – Keni qenë të mbingarkuar me punë, por mund të merrni një ofertë për një udhëtim. Megjithatë, edhe nëse ikni, do të merrni me vete shqetësimet tuaja profesionale.
Peshorja – Ndikime të çuditshme keni nga planetet, të cilat stimulojnë dëshirat tuaja emocionale, por duhet të keni edhe kujdes. Këshillohet të qëndroni me këmbë në tokë.
Akrepi – Partnerët duhet të përfshihen në mendimet tuaja rreth financave, edhe pse mund të mos jetë gjëja më e lehtë. A është dikush tani i paqartë në qëllimet e tij? Apo thjesht ju mungonmirëkuptimi?
Shigjetari – Tani mund të jeni të lodhur nga kundërshtimi i ideve tuaja. Por a ju ka shkuar ndërmend që mund të kenë kuptim të mirë ato që njerëzit e tjerë kanë për të thënë? Dhe kjo është pikërisht arsyeja pse ju duhet të shmangni konfrontimin sot dhe nesër.
Bricjapi – Marsi është ende duke sfiduar shenjën tuaj, duke garantuar gjallëri, edhe pse do të duhet të duroni sjelljen kërkuese të njerëzve të tjerë. Sigurohuni që të arrini një kompromis. Mund të shqetësoheni se dikush po nënvlerëson interesat tuaja, por mos dilni në përfundime.
Ujori – Po shijoni përfitimet e ndikimeve të mrekullueshme planetare. Nëse ngjarjet nuk funksionojnë siç janë planifikuar, kjo është për shkak se i keni keqpërdorur. Kompensojini tani.
Peshqit – Një marrëveshje për një çështje madhore është gati të arrihet. Keniarsye për të marrë frymë lehtësisht, megjithëse duhet ta kuptoni se keni akoma dy muaj të tjerë për të zgjidhur pasojat.