Dashi – Do t’i merrni vendimet me këmbë në tokë. Është koha të jeni konstruktivë dhe të vendosur.
Demi – Do të kuptoni se gjërat nuk shkojnë më si më parë. Është koha për një përmirësim.
Binjakët – Është koha për të qenë unik dhe për të provuar ekperienca të reja. Por më parë duhet t’i bëni disa pyetje vetes.
Gaforrja – Shumë prej jush do ndjeni që ka ardhur koha për ndryshim të mirë. Do nisni një fillim të ri në fushën e parave.
Luani – Do ndiheni emocionalë dhe në dilemë për një çështje të caktuar. Në fushën e findnacave shmangi harxhimet.
Virgjëresha – Të ndjekësh rrugën që do ti nuk është keq. Nuk jeni nën presion prandaj mund të merrni dhe hapa të pazakontë.
Peshorja – Do keni nën kontroll emocionet dher sjelljen tuaj. Në punë tregohuni diplomatë dhe mësoni të falni.
Akrepi – Duhet të kuptoni që edhe partnerët kanë idetë e tyre dhe t’i pranoni. Renditja e planeteve mund t’ju shkaktojë pak tension.
Shigjetari – Që të arrini një qëllim duhet t’i jepni fund një marrëveshjeje. Vetëm atëherë do e kuptoni që keni mbështetjen që ju duhet.
Bricjapi – Do të ndiheni plot shpresë dhe do jeni ide të reja që do i ndani dhe me partnerët. Dhuroni sa më shumë.
Ujori – Mund t’ju duhet të kaloni kohë larg shtëpisë, por do të mësoheni me ndryshimin. Kujdes me shpenzimet.
Peshqit – Jupiteri do t’ju fusë në një rrugë dinamike dhe të kënaqshme. Të shkuarën do ta lini pas.